Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DO TË KENË MBËSHTETJE ME SHËRBIME ME TARIFA TË REDUKTUARA OSE FALAS ME KARTËN E STUDENTIT

Tashmë studentët e Universitetit “Fan S. Noli” do të kenë mbështetje me shërbime me tarifa të reduktuara ose falas, me Kartën e Studentit.

Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin “Fan S. Noli” u firmos në datën 9 shkut 2024 nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo.

Nwnshkrimin e marrwveshjes e pwrshwndeti edhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, si dhe nw emwr tw studentwve   kryetari I Kwshillit Studentor, Kodhel Zere.

Përmes Kartës së Studentit, studentët e Universitetit “F.S. Noli”, do të përfitojnë bileta me gjysmë çmimi për shfaqjet në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe hyrje falas në ngjarjet sportive të organizuara nga klubi “Skënderbeu”.

Po ashtu, atyre do t’u ofrohen me tarifa të reduktuara vizitat në Muzeun Oriental “Bratko”, në Muzeun e Fotografisë “Gjon Mili”, në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë etj.

Studentët gjithashtu do të përjashtohen nga tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, nëse marrin nismën për të hapur një biznes në vitin 2024.

Leave a Reply