Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Shtator 2021

Month

Në datën 28 shtator 2021 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë zhvilluan në mjediset e Rektoratit një takim në të cilin u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Këtij qëllimi i shërbeu edhe rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila u nënshkrua nga rektori i UNIKO, prof....
Read More
Në datën 28 shtator 2021 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë zhvilluan në mjediset e Rektoratit një takim në të cilin u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Këtij qëllimi i shërbeu edhe rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila u nënshkrua nga rektori i UNIKO, prof....
Read More
Në datën 24 shtator, departamenti i Edukimit i FEF organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë: “Social educators in inclusive societies”. Në këtë takim, i cili u zhvillua online të pranishmit ndanë ide dhe përvoja në lidhje me figurën e edukatorit social dhe kulturor në kontekstin shqiptar dhe atë evropian. Në prezantimet e tyre përgjegjësja...
Read More
Në datën 23 shtator 2021 në kuadër të Ditës Evropiane të Sportit Universitar, në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë u zhvillua një veprimtari me fokus rigjallërimin e sportit universitar. Në këtë takim të organizuar nga FSHSU në bashkëpunim dhe Universitetin “Fan S. Noli” ishin të pranishëm pedagogë të universitetit, studentë të programit “Edukim Fizik dhe...
Read More
Në datat 22-28 shtator 2021,VALEU-X dhe partnerët organizuan takimin Afat- mesëm dhe Forumin e 2-të të Ekspertëve  Nw datën 22 shtator 2021  takimi Afat-mesëm dhe Forumi II i Ekspertëve  u mbajtwn në mjediset e Universitetit Aleksandër Moisiu (AMU), Durrës, Shqipëri.  Fillimisht u bw prezantimi i statusit aktual të projektit, për të vazhduar më tej me sigurimin e cilësisë dhe shpërndarjen.  Moduli i Mësimit Bashkëpunues Virtual (VCL) u bë gjithashtu një temë diskutimi, në të cilën Institucionet e Arsimit të Lartë, të përfshira në këtë projekt, janë anzgazhuar deri në implementimin e tij. Stafi administrativ dhe akademik i Universiteteve ndanë idetë e tyre në lidhje me mënyrat se si mund të punohet dhe ridizenjohet kurrikula, në mënyrë që të përshtatet me Mësimin Bashkëpunues Virtual dhe ta bëjnë atë pjesë të proceseve të mësimdhënies dhe të nxënit. Disa materiale mësimore u prezantuan gjithashtu për të ndihmuar studentët dhe stafin akademik në kurset pilot të të mësuarit bashkëpunues. Të gjithë pjesëmarrësit ishin tepër të interesuar për të përshtatur dhe zbatuar mënyra të reja të mësimdhënies sipas Mësimit Bashkëpunues Virtual.  Në fund të takimit, pjesëmarrësit diskutuan rreth organizimit të forumit të dytë të ekspertëve.  Në datat 23-24 shtator 2021, Forumi i Ekspertëve u organizua me pjesëmarrjen e IAL-ve të Shqipërisë. Tema kryesore e diskutimit ishte mjedisi i të mësuarit bashkëpunues virtual për studentët dhe e-tutors. Forumi i dytë i ekspertëve i projektit VALUE-X u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe u moderua nga prof. dr. Eric Schoop, TU Dresden. Forumi  u cilwsua shumë i dobishëm dhe praktik, pasi nw tw u prezantua një informacion i detajuar mbi Mësimin Bashkëpunues Virtual (VCL) dhe mobilietin virtual, ku të pranishmit ndanë përvojat e punës së tyre të përditshme, duke iu përshtatur qëllimit të projektit VALEU-X.  Ndryshimi i mënyrës sesi studentët e Universiteteve tona e konceptojnë procesin e të mësuarit dhe marrëdhënien mësues-student ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve gjatë forumit, duke pasur gjithmonë në vëmendje zbatimin e Mësimit Bashkëpunues Virtual.   Temat e tjera të diskutimit, në lidhje me objektivat e projektit VALEU-X janë përmendur më poshtë:  Ngritja i një mjedisi të integruar të Mësimit Bashkëpunues Virtual Hartimi i materialeve mësimore dhe didaktike të kurseve të përzgjedhura të VCL Mjedisi i Mësimit Bashkëpunues Virtual për stafin administrativ Mjedisi i Mësimit Bashkëpunues Virtual për personelin akademik Ofrimi i kurseve pilot të studimeve të VCL Gatishmëria dhe aftësia e ekspertëve në praktikat novatore të mësimdhënies dhe të mësuarit për të qënë aktiv dhe për të kontribuar në forumin e ekspertëve në vendin partner   Forumi i Ekspertëve u organizua në praninë e studentëve, stafit akademik dhe administrativ. 
Read More
Në datën 17 shtator 2021, në kuadër të projektit VALEU-X u zhvillua një takim online për të diskutuar çështje praktike që lidhen me mësimin virtual. Projekti synon të mbështesë IAL-të shqiptare në adoptimin dhe zbatimin efektiv të aktiviteteve të ndërkombëtarizimit të bazuar në TIK dhe të integrojë IAL-të shqiptare në një rrjet global për “Lëvizshmërinë...
Read More
Në datat 13-17 shtator 2021, në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një workshop me fokus kompetencat në mësimdhënie, në kuadër të projektit “Strengthening Teaching Competences in Higher Education in Natural and Mathematical Sciences” TeComp (Forcimi i Kompetencave të mësimdhënies në Shkencat Natyrore dhe Matematikore në Arsimin e Lartë”). Grupi i pedagogëve pjesëmarrës nga universitete...
Read More
Në datën 11 shtator 2021 në mjediset e rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori prof. dr. Dhimitri Bello priti në takim rektorin e Universitetit të Janinës prof. dr. Triantafyllos A.D. Almpanis, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të tjerë të të dy institucioneve. Ndërsa u uroi mirëseardhjen miqve nga Greqia, profesor Dhimitri Bello i njohu...
Read More
Në datat 11-12 shtator 2021 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua Konferenca II Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor, aplikimi dhe metodat në edukim”. Në seancën plenare, e cila u drejtua nga zëvendësdekani, phd. Jordan Jorgji dhe pedagogia dr. Lorena Margo, përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello....
Read More
Nga data 6-10 shtator 2021, pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë zhvilluan një vizitë në Bari (Itali) në kuadër të projektit “Rritja e transferimit të njohurive në sektorin ushqimor, duke forcuar Zyrat e Transferimit Teknologjik në universitetet e Shqipërisë” (TTO4FOOD), ku Universiteti i Korçës është partner. Pedagogët, dr. Aldona Minga (koordinatore e projektit) dhe msc. Kristi...
Read More