Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STAFI AKADEMIK I FAKULTETIT TË BUJQËSISË-TAKIME NË BARI DHE QIPRO NË KUADËR TË PROJEKTIT “RRITJA E TRANSFERIMIT TË NJOHURIVE NË SEKTORIN USHQIMOR, DUKE FORCUAR ZYRAT E TRANSFERIMIT TEKNOLOGJIK NË UNIVERSITETET E SHQIPËRISË” (TTO4FOOD), KU UNIKO ËSHTË PARTNER

Nga data 6-10 shtator 2021, pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë zhvilluan një vizitë në Bari (Itali) në kuadër të projektit “Rritja e transferimit të njohurive në sektorin ushqimor, duke forcuar Zyrat e Transferimit Teknologjik në universitetet e Shqipërisë” (TTO4FOOD), ku Universiteti i Korçës është partner. Pedagogët, dr. Aldona Minga (koordinatore e projektit) dhe msc. Kristi Morava (anëtar i zhvillimit të projektit) prezantuan në takimin ku morën pjesë të gjithë partnerët, fazat e zbatimit të këtij projekti në UNIKO, duke përfshirë edhe anën financiare, administrative dhe situatën teknike të tij. Pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli” vizituan nga afër Zyrën e Transferimit të Tekonologjisë (TTO) në Universitetin e Barit. Ata gjithashtu prezantuan mundësitë e rritjes së kapaciteteve, mundësitë për inovacionin dhe sipërmarrjen rinore, si dhe zhvilluan vizita të ndryshme në laboratorë, fusha eksperimentale dhe HUB-inovation, vizita teknike në kompani dhe spin-off të lidhura me aktivitetet e TTO-së. Në ditën e fundit të takimeve u prezantuan edhe propozimet e para për identifikimin e modelit TTO (Zyra e Transferimit të Tekonologjisë) në universitetet shqiptare, si dhe rezultatet e diskutimet në mbyllje të raundit të parë të takimeve. Gjithashtu në këto takime u sollën përvojat dhe mësimet e nxjerra nga bashkëpunimi universitet-kompani, ndërtimi institucional i TTO-së, si dhe mbështetja për krijimin e kompanisë.

Po në kuadër të këtij projekti, në datat 13-16 tetor 2021, u zhvillua veprimtaria “Exchange Lab” në Universitetin e Teknologjisë, Qipro (CUT), ku morën pjesë dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Gjergji Mero dhe pedagoget, dr. Aldona Minga dhe msc. Katerina Pikuli.

Gjatë takimit u bë një prezantim i përmbledhur i veprimtarisë së Akademisë-Industrisë së Qipros dhe më pas pjesëmarrësit vizituan mjediset e këtij universiteti. Edhe vizita në Qipro pati si qëllim njohjen e përvojave më të mira të zonës rreth zhvillimit dhe ndikimit që ka Zyra e Transferimit të Teknologjisë në universitet.

Leave a Reply