Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE UNIVERSITETI “FEHMI AGANI”, GJAKOVË RINOVUAN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT MES TYRE ME QËLLIM KONKRETIZIMIN DHE E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA, PËR APLIKIMIN NË PROGRAME TË PËRBASHKËTA STUDIMI, NË SHKËMBIME TË STAFIT E STUDENTËVE, SI DHE NË FORMA TË TJERA BASHKËPUNIMI

Në datën 28 shtator 2021 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë zhvilluan në mjediset e Rektoratit një takim në të cilin u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit midis dy institucioneve. Këtij qëllimi i shërbeu edhe rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit, e cila u nënshkrua nga rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello dhe rektori i Universiteit të Gjakovës, prof. as. dr. Artan Nimani. Gjatë takimit u bë një prezantim i veprimtarisë që zhvillojnë të dy universitetet dhe programet që ofrojnë me qëllim evidentimin e mundësive për bashkëpunim. Të pranishmit vunë në dukje rëndësinë që ka organizimi dhe zhvillimi i veprimtarive të përbashkëta, si: konferenca, seminare, tryeza diskutimesh etj; publikime të përbashkëta në kërkimin shkencor; shkëmbime të stafit dhe studentëve; aplikime për programe studimi të përbashkëta, si dhe forma të tjera bashkëpunimi. 

Gjithashtu, në takim u nënvizua se ky bashkëpunim do të krijojë partneritet mes palëve në fushën profesionale, arsimore dhe shkencore që përfshijnë të gjitha programet e studimit, ku secili universitet të mund të sjellë përvojën e tij në fushat e sipërpërmendura.

Leave a Reply