Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” FILLOI PROGRAMI KOMBËTAR I ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË MËSUESVE 2024-2025

Në datat 23-24 mars 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, filloi Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025.

Trajnimi do të shtrihet përgjatë periudhës 2024 – 2025 dhe është bashkëpunim i MAS-it me universitetet publike që formojnë mësues dhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Trajnimi do të realizohet me mësues të profileve: arsim fillor, gjuhë shqipe, matematikë, fizikë, biologji, kimi dhe përqendrohet në përdorimin e metodave efektive dhe ndërvepruese të mësimdhënies, me synim përmirësime në metodologjitë e mësimdhënies, pedagogjinë dhe standardet e përgjithshme arsimore.

Pranë Universitetit “Fan S. Noli” do të zhvillojnë trajnimin mësuesit e ZVA-së Korçë -Pustec, Devoll, Pogradec, Kolonjë dhe Përrenjas.

Leave a Reply