Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I BASHKOHET NISMËS “SOT NJË FIDAN NESËR NJË PYLL” TË NDËRMARRË NGA SHOQATA “KORÇA ALPIN” NË KUADËR TË DITËS BOTËRORE TË PYJEVE

Pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë aktive në konkretizimin e nismës “Sot një fidan, nesër një pyll’ e ndërmarrë nga shoqata “Korça Alpin” për mbjelljen e mbi 2400 fidanëve në kodrat e qytetit!

Veprimtaria u realizua me rastin e Ditës Botërore të Pyjeve (21 mars), e cila ka për qëllim gjelbërimin e kodrave të qytetit dhe angazhimin e ndërgjegjësimin e qytetarëve për më tepër kujdes ndaj mjedisit!

Falënderime në veçanti për angazhimin e Këshillit Studentor dhe të studentëve të departamenteve: Biologji-Kimi dhe Infermieri, si dhe të studentëve të programit të studimit “Administrim dhe Politika Sociale”.

Në këtë kuadër studentët mbollën disa pemë edhe në mjediset e Universitetit, duke përcjellë mesazhin se të gjithë mund të kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit të shëndetshëm.

Leave a Reply