Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO MORI PJESË NË WORKSHOPIN ME TEMË “SHKRIMI DHE MENAXHIMI I PROJEKTEVE”, ORGANIZUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC–“QUALITY DEVELOPMENT OF INTERNATIONAL COOPERATION AND PROJECT MANAGEMENT”

Në kuadër të projektit QUADIC–“Quality development of international cooperation and project management”, pjesë e të cilit është edhe Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, u organizua një trajnim tre-ditor me qëllim trajnimin e specialistëve për projektet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale për ngritjen e kapaciteteve të stafit në shkrimin e projekteve.

Në këtë trajnim, i cili u zhvillua  në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren,  morrën pjesë 18 përfaqësues të institucioneve partnere nga Shqipëria, Kosova, Italia, Franca, Bullgaria  disa prej të cilëve edhe në lidhje online për shkak të COVID-19 .

Pjesëmarrësit i përshëndetën rektori i Universitetit “Kadri Zeka’’, prof. dr. Bajram Kosumi, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, prof. as. dr. Ismet Temaj, si dhe rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, prof. as. dr. Artan Nimani. Ata vlerësuan rëndësinë që kanë trajnime të tilla për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në rajon, pasi zhvillimi i kapaciteteve për bashkëpunim dhe për projekte ndërkombëtare është çelësi i zhvillimit të përgjithshëm.

Në ditën e parë të trajnimit, prof. dr.  Mihone Kerolli, foli rreth politikave të BE-së, strukturat e formatit dhe financimit të grantit Earsmus +, KA2, qëllimet dhe udhëzimet e politikave të KA2 EU 2030 etj. Më pas, ajo u ndal me detaje në punën për hartimin e një projekti, duke sjellë detaje për mënyrën e shkrimit, aplikimit për grant, për zhvillimin e projektit, mënyrën e formimit të një konsorciumi, si dhe zhvillimin e buxhetit. Së fundi, pjesëmarrësit dhanë ide e mendime, duke paraqitur edhe propozime për projekte konkrete me karakteristikat kryesore të një propozimi fitues. 

Dita e dytë e trajnimit u fokusua në aftësimin e stafit akademik dhe administrativ, me aplikacionin softuerik dhe platformën virtuale për ngritjen e kapaciteteve të stafit, të cilat mund të gjejnë gjerësisht përdorim në bashkëpunimin ndërkombëtar, mobilitete, projekte ndërkombëtare e lokale, njëkohësisht edhe nga studentët.

Në ditën e tretë dhe të fundit u diskutua për punën e bërë prej fillimit të këtij projekti, ku u prezantu një përmbledhje e të gjithë trajnimeve, ndërsa pati diskutime të hapura dhe punë në grupe.

Projekti QUADIC synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në sigurimin e cilësisë, duke pasuruar jetën universitare dhe përvojat studentore në Kosovë dhe Shqipëri.

Leave a Reply