Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI, PROF. DR. DHIMITRI BELLO DHE KRYETARJA E QARKUT, ZNJ. ANA VERUSHI NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE QARKUT KORÇË

Në datën 11 shkurt 2022 rektori i Universitetit “Fan S. Noli, prof. dr. Dhimitri Bello dhe Kryetarja e Qarkut, znj. Ana Verushi nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” Dhe Qarkut Korçë. Marrëveshja institucionale u lidh me synimin për të nxitur bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe ekonomisë, me qëllim realizimin e praktikës mësimore të studentëve, me bindjen se ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo marrëveshje, sipas palëve, synon të lehtësojë dhe të promovojë shkëmbimin e përvojave midis Qarkut, Korçë dhe Universitetit “Fan S. Noli” në fushat e studimit dhe kërkimit për çështje të përbashkëta. Gjatë takimit të zhvilluar në mjediset e Rektoratit u diskutua edhe për veprimtari konkrete që do të zhvillohen në këtë kuadër, si: tryeza të rrumbullakta, diskutime të hapura me studentët, konferenca e simpoziume me pjesëmarrjen e gjerë të pedagogëve e specialistëve të praktikës dhe kjo me qëllim përqasjen e background-it bashkëkohor teorik dhe praktik të biznesit sot në rajon.

Leave a Reply