Në datën 11 maj 2022, studentë nga të gjitha fakultete e Universitetit “Fan S. Noli” iu bashkuan nismës së studentëve të Departamëntit të Infermirerisë për të dhuruar gjak. Qysh në orët e para të mëngjesit dhjetra studentë iu drejtuan Bankës së Gjakut në qytetin e Korçës, duke vijuar kështu me veprimtaritë në kuadër të Javës së Infermierit, e cila do të pasohet nga të tjera veprimtari promovuese për rolin e infermierit në komunitet. Në kuadër të kësaj fushate për dhurimin vullnetar të gjakut studentët përcollën mesazhe ndërgjegjësuese për qytetarët për të përqafuar sjellje të shëndetshme.
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-05-11-at-2.32.38-PM-1-1024x461.jpeg)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-05-11-at-2.32.47-PM-1-1024x461.jpeg)