Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” NË “INXHINIERI INFORMATIKE” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS

Bazuar në urdhërin nr. 356, dt. 11.7.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Fan S. Noli” njofton hapjen e programit të të përbashkët të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike”.

Programi “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike” zhvillohet me kohëzgjatje 3 vite akademike (6 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e dyfishtë “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” dhe fakultetit respektiv në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Si  specialist në administratën publike;
  • Në mjediset e informatikës apo të teknologjisë së informacionit, industrinë e teknologjisë;
  • Në institucionet private;
  • Në kompani implementimi zgjidhjesh informatike;
  • Në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore;
  • Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike;
  • Në administrimin e rrjeteve, sigurisë kibernetike dhe analizës së sistemeve kompjuterike;
  • Në projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e aplikacioneve dhe sistemeve të softuerit me të fundit;
  • Në inteligjencën artificiale, machine learning dhe analizën e të dhënave;
  • Si menaxher i projekteve të IT.

Ftojmë të gjithë të interesuarit e tjerë të aplikojnë në këtë program të ri studimi!

Ju mirëpresim!

Leave a Reply