Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STI(G)MA- Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit. 

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2024

Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Eriola Qafzezi

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i projektit STI(G)MA – “Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit” është të kuptohet dhe të analizohet në mënyrë të hollësishme dukuria e stigmatizimit në diskursin mediatik të gjuhës shqipe dhe angleze. Për këtë qëllim, projekti synon të realizojë një analizë të thellë të modeleve të stigmatizimit, duke identifikuar shprehje që ndikojnë në formimin e stereotipeve negative që përforcohen nëpërmjet mediave. Përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, projekti synon të zbulojë dhe të dokumentojë këto modele të stigmatizimit në një korpus të tekstit të përzgjedhur, duke u fokusuar në mediat tradicionale si gazetat, portalet online dhe mediat sociale.

Objektivat e projektit:

  1. Shqyrtimi i literaturës në lidhje me trajtimin e diskursin mediatik
  2. Trajnimi i grupit të punës në lidhje me përdorimin e programeve te teknologjisë së informacionit për të analizuar diskursin digjital mediatik
  3. Ndërtimi i korpusit të diskursit mediatik në gjuhën shqipe dhe angleze
  4. Rritja e dukshmërisë së studimit shkencore në media

Leave a Reply