Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në qarkun e Korçës

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2024

Drejtues i projektit: Dr. Maria Dojçe

Departamenti i SHkencave Sociale , Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane

Kohëzgjatja e projektit: 9 muaj

Përshkrimi i projektit:

Respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare qeveria shqiptare e konsideron si një detyrim që buron nga orientimi themelor i Republikës së Shqipërisë për të mbrojtur e respektuar të drejtat dhe liritë themelore të individit. Këto të drejta dhe liri janë normuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, të hartuara në përputhje të plotë me standartet e njohura ndërkombëtare. Njëkohësisht, qeveria shqiptare konsideron respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare edhe si një element thelbësor, që i shërben krijimit të urave të miqësisë midis popujve dhe vendeve fqinje, si dhe integrimit të saj të plotë në Bashkimin Evropian.

Ky projekt synon të realizojë një studim empirik me focus indetifikimin dhe dokumentimin e të dhënave gojore, dokumentave, fakteve që indentifikojnë trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore të popullatave në pakicë që jetojnë në qarkun e Korçës. Promovimin e elementëve kulturorë të këtyre grupeve në pakicë, kapacitetet intelektuale, karakteristikat e kultivimit të aseteve materiale, promovimin e industrisë së lehtë, zeitarisë, zanateve karakteristike të bazuara në traditë.  Rritjen e ndërgjegjësimit ndaj faktorëve ndikues në respektin ndaj të ndryshmit dhe bashkëjetesës harmonike. Njohja me elementë të traditës jetësore, kulinarinë, kapacitetet e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe agrokulturës. Promovimi i aseteve të trashëgimisë kulturore nëpërmjet një panairi etnologjik do të rritë mundësinë e njohjes më të gjerë nga aktorë të ekosistemit në qarkun e Koçës, gjë që ndikon në rritjen e turizmit, dhe sipërmarrjes gjithashtu.

Objektivat e projektit:

  1. Të identifikohen dhe dokumentohen elemente të trashëgimisë kulturore të pakicave etnike dhe linguistike të cilat jetojnë në qarkun e Korçës.
  2. Të dhënat e mbledhura të ndihmojnë në promovimin e vlerave kulturore, normave dhe zakoneve të pakicavë etnike dhe atyre linguistike në qarkun Korçë.
  3. Ndikimi në rritjen e njohjes reciproke mes popullatave në pakicë dhe popullatës në shumicë.
  4. Rritja e ndërveprimit në sektorë me potëncial të lartë ekonomik, social, kulturor, dhe ndërmarësi.
  5. Organizimi i një panairi etnografik me qëllim shkëmbimin e elementëve kulturorë dhe njohjes me traditat, doket dhe zakonet e popullatave në pakicë nga popullata në shumcë.
Previous Post
STI(G)MA- Studim Krahasues i Stigmatizimit në Diskursin Mediatik në Gjuhën Shqipe dhe Angleze nëpërmjet Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit. 
Next Post
“Studim fizibiliteti për prodhimin e mishit me cilësi të lartë nga fermerët vendës, bazuar në modelin e ekonomisë qarkulluese, në Shqipërinë juglindore”
Postimet e fundit