Integrimi gjinor në institucionet e arsimit të lartë (Mbledhja e të dhënave dhe llogaritja e indekseve mbi integrimin gjinor dhe barazisë gjinore në UNIKO”

Departamenti i Shkencave Sociale, Departamenti i Matematikës

Drejtues i projektit: Dr. Denisa Titili

Kohëzgjatja: 7 muaj

Viti 2023

Qëllimi i projektit:

Ky projekt propozim ka si qëllim të përmirësojë nevojën e institucionit në lidhje me mbledhjen dhe publikimin e të dhënave të detajuara rreth vlerës së barazisë në universitet, e cila do të ndihmojnë në hartimin në të ardhmen një plan veprimi për barazinë gjinore të Universitetit “Fan S. Noli” për të përmbushur kriterin e pranueshmërisë së GEP të vendosura nga Horizon Europe. Qëllimi është të sigurohet një njohje e plotë e politikave dhe angazhimit të UNIKO në barazinë gjinore, e bazuar në të dhëna konkrete të besueshmë, të siguruara përmes një metode shkencore siç është anketimi.

VEPRIMTARI

“INTEGRIMI GJINOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË-SESION INFORMUES ME QËLLIM INFORMIMIN MBI KUPTIMIN, RËNDËSINË DHE PËRFITIMET QË SJELL INTEGRIMI GJINOR DHE MONITORIMIN E TË DHËNAVE ME NDJESHMËRI GJINORE NË UNIVERSITET

sfidat-e-integrimit-gjinor-ne-institucione-ishte-tema-e-takmit-te-zhvilluar-ne-kuader-te-projektit-integrimi-gjinor-ne-ial-mbeshtetur-dhe-financuar-nga-universiteti-fan-s-noli/

RAPORT-INTEGRIMI-GJINOR-UNIKO

Projekti “Integrimi gjinor në institucionet e arsimit të lartë” (mbledhja e të dhënave dhe llogaritja e indekseve mbi integrimin gjinor dhe barazinë gjinore në UNIKO), financuar nga të ardhurat e universitetit, me koordinator Dr. Denisa Titili, përfundoi me suksese brenda afateve të përcaktuara, prej nga rezultoi një raport i detajuar me të dhënat dhe gjetjet prej anketimit.

Analizimi i tyre dhe krahasimi në nivel kombëtar, me disa institucione të tjera të arsimit të lartë në Shqipëri, çoi në hartimin e një artikulli shkencor, i cili vë në fokus angazhimin e universiteteve shqiptare në drejtim të integrimit gjinor dhe mangësistë e evidentuara në këtë proces. Artikulli u botua në muajin mars 2024, në revistën shkencore Women’s Studies International Forum, Vol 103 (Scopus Indexed).

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit në anketim (staf akademik dhe administrativ), të cilët iu përgjigjën në kohë dhe me korrektësi pyetësorit, i cili përbën bazën empirike të këtij studimi.

Për të gjithë të interesuarit artikullin mund ta aksesoni në linkun e mëposhtëm: https://authors.elsevier.com/a/1ipTX-6kqlJeC

Previous Post
Evidentimi i gjendjes së përdorimit të farërave dhe fidanëve që janë në përputhje me kërkesat e standarteve shtetërore për kultivimin e bimëve në rajonin e Korçës dhe rrugët për përmirësimin e saj”
Next Post
Potenciali prodhues në rajon, rritja e kapaciteteve dhe standartit të prodhimit në funksion të perspektivës së zhvillimit rajonal