U PREZANTUAN NË FE GJETJET E PROJEKTIT “VLERËSIMI I AFTËSIVE DIGJITALE TË STUDENTËVE TË UNIKO. NJË DOMOSDOSHMËRI PËR PËRBALLIMIN EFEKTIV TË SFIDAVE NË EPOKËN E TRANSFORMIMEVE DIGJITALE”

Në datën 29 tetor 2025 në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua një workshop në kuadër të projektit me temë “Vlerësimi i aftësive digjitale të studentëve të UNIKO. Një domosdoshmëri për përballimin efektiv të sfidave në epokën e transformimeve digjitale”.

Në këtë workshop ishin të pranishëm drejtues e staf akademik e ndihmësakademik të Fakultetit dhe Universitetit, pedagogë e studentë, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues nga DRAP Korçë, shoqëria civile etj.

Projektin dhe impaktin e tij për të rinjtë e vlerësuan edhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi, si dhe rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili tha se është mjaft i rëndësishëm angazhimi dhe pjesëmarrja e studentëve dhe alumnit në sa më shumë projekte të UNIKO.

Takimi vijoi me prezantimin e gjetjeve të projektit nga drejtuesi i tij, dr. Emil Frashëri në emër të grupit të punës që përbëhet edhe nga prof. as. dr. Eleni Vangjeli, dr. Marinela Teneqexhi dhe studentet Ina Bala, Gabriela Foto, Ilma Mahmutllari e Maria Dhimitri.

Postimi i Mëparshëm
“PËRFITIMET FINANCIARE TË ZHVILLIMIT TË BIZNESEVE TURISTIKE MIQËSORE NDAJ MJEDISIT” ËSHTË PROJEKTI I PREZANTUAR SOT NË FAKULTETIN E EKONOMISË, UNIKO
Postimi Pasues
Përditësimi i listave të aplikantëve për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Special”