TAKIME PUNE QË I SHËRBEJNË FORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT DHE NDËRKOMBËTARIZIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në kuadër të projektit HEALTH-CONNECT (TNE23-00059, CUP F91B24000320006), pedagogët e Fakultetit të Bujqësisë, dr. Aldona Minga dhe dr. Dorjan Marku zhvilluan një sërë takimesh pune me përfaqësues të Universitetit “Aldo Moro” të Barit, Itali.
Gjatë këtyre takimeve stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” u fokusua në punën për zhvillimin e programeve të reja të studimit dhe të kërkimit në fushën e sigurisë ushqimore dhe të bujqësisë së qëndrueshme, si dhe në forcimin e bashkëpunimeve dypalësh me DISSPA – University of Bari, duke dhënë kontributin e drejtpërdrejtë në proceset e ndërkombëtarizimit të Universitetit tonë.
Në datën 30 tetor 2025, përfaqësuesit e Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në veprimtarinë shkencore “Best Practices in Agriculture and Food, Security and Safety – Fostering Dialogue with Academic Partners and Stakeholders” të organizuar në BaLab Contamination Lab, ku u zhvilluan diskutime të rëndësishme mbi praktikat më të mira në bujqësi, sigurinë ushqimore dhe dialogun shkencor midis Shqipërisë dhe Italisë.
Këto veprimtari përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndëruniversitar në arenën ndërkombëtare dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy institucioneve.

Postimi i Mëparshëm
Përditësimi i listave të aplikantëve për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Special”
Postimi Pasues
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR-VEPRIMTARI QË SJELLIN PËRVOJA DHE MBËSHTETJE PËR NISMA TË PËRBASHKËTA