Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“INTEGRIMI GJINOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË-SESION INFORMUES ME QËLLIM INFORMIMIN MBI KUPTIMIN, RËNDËSINË DHE PËRFITIMET QË SJELL INTEGRIMI GJINOR DHE MONITORIMI I TË DHËNAVE ME NDJESHMËRI GJINORE NË UNIVERSITET

Në datën 27 qershor 2023 në mjedisee e bibliotekës “Kongresi i Manastirit”  të universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua sesioni informues “Integrimi Gjinor në Institucionet e Arsimit të Lartë (Rëndësia e sigurimit dhe monitorimit të të dhënave mbi integrimin gjinor në komunitet)” në kuadër të projektit “Integrimi gjinor në institucionet e arsimit të lartë”.  

Sipas pedagogeve dr. Denisa Titili dhe Viola Dolani qëllimi i këtij sesioni ishte dhënia e informacionit mbi kuptimin, rëndësinë dhe përfitimet që sjell integrimi gjinor dhe monitorimi i të dhënave me ndjeshmëri gjinore në universitet.

Kjo nismë u përshëndet dhe u vlerësua nga prof. as. dr. Sonela Stillo, dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, si edhe nga prof. dr. Merita Xhumari, specialiste dhe profesore e politikave sociale dhe publike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Leave a Reply