Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“SFIDAT E INTEGRIMIT GJINOR NË INSTITUCIONE” ISHTE TEMA E TAKMIT TË ZHVILLUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT “INTEGRIMI GJINOR NË IAL” MBËSHTETUR DHE FINANCUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 4 tetor 2023 në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua takimi me temë: “Sfidat e integrimit gjinor në institucione”.

Në këtë takim të organizuar në kuadër të projektit  “Integrimi Gjinor në IAL” mbështetur dhe financuar nga Universiteti “Fan S. Noli” ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, OJF- ve, partnerëve dhe aktorëve socialë me të cilët Universiteti ynë bashkëpunon.

Çështjet kryesore që u diskutuan në takim kishin të bënin me promovimin e punës dhe angazhimin e Universitetit në drejtim të përforcimit të politikave gjinore në institucion; përforcimin e bashkëpunimit mes universitetit dhe partnerëve në drejtim të ofrimit të ekspertizës mbi llogaritjen e indekseve gjinore; diskutimin dhe ndarjen e ideve rreth sfidave të integrimit gjinor në institucione.

Në fund të takimit, sipas pedagogeve që ideuan dhe organizuan këtë veprimtari, dr. Denisa Titili, dr. Viola Dolani dhe dr. Lorena Margo u ra dakord që gjithsecili të japë kontributin e tij për përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në çështjet me ndjeshmëri gjinore.

Leave a Reply