FUSHATA “BUZËQESHJE PËR DIMRIN”-SEMINAR INFORMUES PËR STUDENTËT

Në datën 5 nëntor 2025 në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe praktikave profesionale, departamenti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Dorcas Albania dhe Qendren Rinore Korçë organizuan në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane seminarin informues në kuadër të nismës solidarizuese “Buzëqeshje për Dimrin”, pjesë e fushatës #Share TheWarmth.

Në këtë takim morën pjesë studentët e programeve Bachelor në “Administrim dhe politika sociale” dhe “Shkenca politike”, si dhe të programit profesional 2-vjeçar “Sherbim Social”.

Prezantimi u organizua në formën e një diskutimi me përgjegjësin e Qendrës Rinore Korçë z. Dejvi Hoxha dhe znj. Xheni Prenda, drejtoreshë e Dorcas Albania, Korçë, e cila njëkohësisht ndau me studentët të rejat mbi programet dhe projektet e organizatës, që mbështesin komunitetet në nevojë dhe nxisin bashkëpunimin me të rinjtë.

Sipas pedagoges msc. Viola Dolani, studentët u njohën me dy nismat kryesore të solidaritetit dimëror që janë fushata “Buzëqeshje për Dimrin” (#ShareTheWarmth), e cila synon mbledhjen e rrobave, lodrave dhe sendeve të ngrohta për fëmijët dhe familjet në nevojë dhe fushata “Kovat Blu”, një nismë e cila ka synim të ndihmojë të moshuarit që jetojnë vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike, sociale dhe shpesh janë të braktisur.

Fushata “Buzëqeshje për Dimrin” do të vijojë nga 5 nëntori deri më 10 dhjetor 2025 dhe synon të sjellë ngrohtësi, solidaritet dhe buzëqeshje për çdo familje që ka nevojë.

Postimi i Mëparshëm
TRAJNIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT BEWBU PËRFUNDON ME SHPËRNDARJEN E 27 DISTINKTIVAVE DIXHITALE
Postimi Pasues
PËR TRE DITË ME RADHË STUDENTË TË FE MORËN PJESË NË WORKSHOPIN QË U ORGANIZUA NË KUADËR PROJEKTI NGA DEPARTAMENTI I FINANCË-KONTABILITETIT