Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Tetor 2023

Month

Në  datën 24 tetor 2023 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një sesion informues për bursat “Chevening” të ofruara nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Tiranë znj. Nesila Koka tha se këto bursa ofrohen të plota duke mbuluar të gjitha shpenzimet e shkollimit, udhëtimit dhe të akomodimit...
Read More
Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita  Stavre ishin të ftuar në Universitetin Aristoteli të Selanik-ut, ku morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Inspireurope+” të organizuar nga ky Universitet. Në qendër të diskutimeve ishte rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve kryesorë...
Read More
Në datën 21 tetor 2023 ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj dhe ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi ishin në Universitetin “Fan S. Noli” ku zhvilluan një bisedë miqësore me rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello, dekanin e Fakultetit të Bujqësise, prof. as. dr. Gjergji Mero e pedagogë të këtij fakulteti. Në fokus...
Read More
AKFAL (Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë) ka shpallur thirrjen për paraqitjen e aplikimeve për të përfituar mbështetje financiare  nga buxheti i shtetit për studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2023- 2024, për program të parë studimi, sipas kritereve të përcaktuara, sipas Vendimit Nr....
Read More
Në datën 20 tetor 2023 Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të nismës “Kërkimi shkencor në letërsi” dhe të “Tetorit-si Muaji i Letërsisë” organizoi një veprimtari për promovimin e librit “Zambaku i Kanionit” me autore Eralda Baze drejtuese e botimeve “Schnell”, aktiviste në përçimin e vlerave të kulturës dhe traditës shqiptare brenda dhe jashtë...
Read More
Në datën 20 tetor 2023 zhvilloi punimet konferenca me temë: “Ndihmojmë vetëprodhuesit e energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor” e organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me organizatën “Miq të Korçës” dhe me partnerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre,...
Read More
Në datën 20 tetor 2023 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Rektoratit, departamenti i “Gjuhës dhe i Letërsisë” në bashkëpunim me shkollën 9- vjeçare “Naum Veqilharxhi”, Korçë organizuan takimin letrar: “Dritëro Agolli dhe kujtesa letrare”, i cili u zhvillua në kuadër të “Tetorit- si Muaji i Letërsisë” dhe në vijim të veprimtarive që lidhen me...
Read More
Në datën 18 tetor 2023, rektori i Universitetit ‘Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre pritën në takim prof. dr. Petrit Pollozhanin, pedagog i Fakultetit Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tetovës.   Në takim u fol kryesisht për botimet e tij, tekste universitare në...
Read More
Në datën 18 tetor 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua takimi me temë: “Rritja e përfaqësimit të grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) dhe adresimi i stereotipeve gjinore në Shqipëri” i organizuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim – SCiDEV me mbështetjen e Qeverisë së Kanadasë. Në takim morën pjesë...
Read More
Studentet e interesuar jane te lutur te paraqesin kerkesen per aplikim, deri ne daten 2 nentor 2023, prane Sektorit te Projekteve dhe Marredhenieve me jashte, Godina e Rektoratit, Kati II, R25.  Per detajime te metejshme, ju lutemi, shkruani ne email:  easabella@unkorce.edu.al fstillo@unkorce.edu.al
Read More
1 2 3 4