Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË FOND I BOTIMEVE TË TEKSTEVE UNIVERSITARE NË FUSHËN E EKONOMISË I PROF. DR. PETRIT POLLOZHANIT, PEDAGOG I FAKULTETIT EKONOMIK I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS TASHMË NDODHET EDHE NË BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, DHURATË E TIJ PËR UNIVERSITETIN TONË

Në datën 18 tetor 2023, rektori i Universitetit ‘Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre pritën në takim prof. dr. Petrit Pollozhanin, pedagog i Fakultetit Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tetovës.  

Në takim u fol kryesisht për botimet e tij, tekste universitare në fushën e ekonomisë një fond prej të cilave, prof. Pollozhani i dhuroi për Bibliotekën Shkencore dhe Bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli”.

Rektori e falënderoi profesor Pollozhanin për librat e dhuruar, të cilët do të jenë në mbështetje të punës kërkimore dhe shkencore të stafit dhe studentëve të Universitetit tonë.  

Librat e dhuruar janë disa kopje të titujve:  “Mikro-ekonomia”;   “Makro-ekonmia” dhe “Hyrje në ekonomi”.

Prof. dr.  Petrit Pollozhani është ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai ka një veprimtari të pasur profesionale-shkencore, si pedagog, punonjës shkencor, intelektual, hulumtues e krijues, si referues e debatues në shumë tubime shkencore brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply