Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“DRITËRO AGOLLI DHE KUJTESA LETRARE”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I “GJUHËS DHE I LETËRSISË” NË BASHKËPUNIM ME SHKOLLËN 9-VJEÇARE “NAUM VEQILHARXHI” NË KUADËR TË “TETORIT-SI MUAJI I LETËRSISË” DHE TË NISMËS “KERKIMI SHKENCOR NË LETËRSI”

Në datën 20 tetor 2023 në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Rektoratit, departamenti i “Gjuhës dhe i Letërsisë” në bashkëpunim me shkollën 9- vjeçare “Naum Veqilharxhi”, Korçë organizuan takimin letrar: “Dritëro Agolli dhe kujtesa letrare”, i cili u zhvillua në kuadër të “Tetorit- si Muaji i Letërsisë” dhe në vijim të veprimtarive që lidhen me nismën institucionale “Kërkimi shkencor në letërsi” të zbatuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë.

Takimin e hapi pedagogu, dr. Eris Rusi, ndërsa e përshëndetën edhe prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF, pedagogë të këtij Departamenti, mësueset organizatore, studentë e nxënës që ishin përgatitur me kujdes dhe dhuruan emocione shumë të bukura gjatë bisedës edhe interpretimeve më të njohura të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

Leave a Reply