Në mjediset e Fakultetitët Bujqësisë, UNIKO u zhvillua një workshop në kuadër të projektit READ 2025 “Plants, Language, And People: Knowledge and Practices to Meet Contemporary Challenges”.
Sipas koordinatores së projektit, prof. as. dr. Anyla Saraçi qëllimi është ndërthurja e dijeve tradicionale për përdorimin e bimëve si mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve të ndryshme. Edhe ky workshop solli një ndërthurje ndërdisiplinore të etnolinguistikës, etnobotanikës dhe antropoligjisë së ruajtjes.
Silabusi ekolinguistik i hartuar në kuadër të këtij projekti do të zbatohet për herë të parë në universitetet shqiptare.
Silabusi do të zbatohet për studentët e UNIKO të programit Master i Shkencave në “Media, Kulturë, Editim” ndërsa termat e tij për studentët e programit Master i Shkencave në “Shkenca Bujqësore”.
Projekti “Plants, Language, And People: Knowledge and Practices to Meet Contemporary Challenges” zhvillohet në bashkëpunim me akademikun nga Diaspora, prof. dr. Nazim Gruda nga Universiteti i Bonit, Gjermani dhe me kërkuesen shkencore, prof. as. dr. Ani Bajrami nga Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”, UT, si dhe prof. dr. Robert Damo, Fakulteti i Bujqësisë, UNIKO.








