UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MIRËPRITI TAKIMIN ME TEMË: “RRITJA E PËRFAQËSIMIT TË GRAVE NË STEM (SHKENCË, TEKNOLOGJI, INXHINIERI DHE MATEMATIKË) DHE ADRESIMI I STEREOTIPEVE GJINORE NË SHQIPËRI” TË ZHVILLUAR NGA QENDRA SHKENCË DHE INOVACION PËR ZHVILLIM – SCIDEV ME MBËSHTETJEN E QEVERISË KANADEZE

Në datën 18 tetor 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua takimi me temë: “Rritja e përfaqësimit të grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) dhe adresimi i stereotipeve gjinore në Shqipëri” i organizuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim – SCiDEV me mbështetjen e Qeverisë së Kanadasë.

Në takim morën pjesë gra dhe vajza të profesioneve të ndryshme, kryesisht me karrierë në fushën e shkencave ekzakte, pedagoge të Universitetit tonë, mësuese të shkollave të arsimit parauniversitar në Qarkun e Korçës, studentë, nxënës etj. 

Bisedën e hapi znj. Dea Elmasllari, përfaqësuese e projektit, SCiDEV, e cila tha se ky projekt zbatohet në disa qytete të vendit dhe synon fuqizimin dhe promovimin e grave dhe vajzave shqiptare në STEM.

Përvojat e karrierës së tyre në fushën e shkencave ekzakte sollën në këtë bisedë znj. Ereandra Robo, koordinatore lokale, STEMTalks dhe znj. Keiti Dhrami, lektore e Co-Plan, e cila drejtoi dhe bisedën në vijim.

Më pas edhe pjesëmarrëset në takim treguan nga përvojat e tyre si profesioniste në mësimdhënien STEAM, duke vënë theksin në rëndësinë e edukimit STEM, mundësitë e karrierës dhe përfitimet prej saj.

Postimi i Mëparshëm
Hapet thirrja per aplikim per studente te profilit “gjuhe angleze”, cikli bachelor ose master, per mobilitet studimesh ne Universitetin “Alexandru  Ioan Cusa University of Iasi”, Rumani. Shkembimi i studimeve parashikohet per semestrin e dyte, viti akademik 2023-2024. 
Postimi Pasues
NJË FOND I BOTIMEVE TË TEKSTEVE UNIVERSITARE NË FUSHËN E EKONOMISË I PROF. DR. PETRIT POLLOZHANIT, PEDAGOG I FAKULTETIT EKONOMIK I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS TASHMË NDODHET EDHE NË BIBLIOTEKËN E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, DHURATË E TIJ PËR UNIVERSITETIN TONË