Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR PARAQITJEN E APLIKIMEVE PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE, NGA STUDENTËT E REGJISTRUAR NË VITIN AKADEMIK 2023-2024

AKFAL (Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë) ka shpallur thirrjen për paraqitjen e aplikimeve për të përfituar mbështetje financiare  nga buxheti i shtetit për studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2023- 2024, për program të parë studimi, sipas kritereve të përcaktuara, sipas Vendimit Nr. 386, datë 1.6.2022, ndryshuar me VKM-në nr.397, datë 29.6.2023, sipas kategorive më poshtë:

  • Studentë të shkëlqyer
  • Studentët fitues të olimpiadave
  • Studentë në programe prioritare

*Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në rrugë postare, me e-mail ne adresën: info.akfal@arsimi.gov.al ose dorazi në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, nga data 18 Tetor 2023 – 18 Dhjetor 2023. 

Formulari i aplikimit, sipas modelit bashkëngjitur (https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/FINAL-Thirrja-e-aplikimeve-per-mbeshtetje-financiare-18.10.2023-.pdf), vihet në dispozicion edhe pranë qendrës së informimit të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë

LEXO TË PLOTË NË PDF (KLIKO)

Leave a Reply