Në datën 21 tetor 2023 ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj dhe ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi ishin në Universitetin “Fan S. Noli” ku zhvilluan një bisedë miqësore me rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello, dekanin e Fakultetit të Bujqësise, prof. as. dr. Gjergji Mero e pedagogë të këtij fakulteti.
Në fokus të takimit mes tyre ishte Universiteti “Fan S. Noli” dhe konkretisht Fakulteti i Bujqësisë si një qendër kërkimi shkencor që ndërlidh dijen me fushën e bujqësisë.
Në takim u dakordësua një rrugë e re bashkëpunimi me QTTB Korçë në lidhje me laboratorët dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor.
Gjithashtu theksi u vu edhe në nxitjen e të rinjve drejt arsimimit në këtë fushë, ku sot në degët e bujqësisë të Universitetit të Korçës kemi të regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.