Nga datën 17 tetor 2023 studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” morën pjesë në trajnimet mbi orientimin në tregun e punës me drejtuese Erjonilda Hasrama, pedagoge e departamentit “Marketing” në Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durrësi.
Studentët dhe të rinj të tjerë të porsa punësuar do të mentorohen në muajt në vijim nga alumnit e Akademisë së Studimeve Politike, duke i mbështetur ata që të ndërtojnë karrierën e tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve universitare.
Këto trajnime zhvillohen në kuadër të projektit “Së bashku për të zhvilluar karrierën në Shqipëri” zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (ASP) me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR dhe të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi.