Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL-KRIJIMI I HAPËSIRAVE PËR THELLIMIN DHE ZGJERIMIN E TIJ ISHIN NË QENDËR TË TAKIMIT QË DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN ME PROF. DR. SC. GORAN ILIK, ZËVENDËSREKTOR PËR SHKENCËN NË UNIVERSITETIN “ST. KLIMENT OHRIDSKI”, BITOLA  

Në datën 18 tetor 2023 në mjediset e Rektoratit të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre pritën në takim prof. dr. sc. Goran Ilik zëvendësrektor për shkencën në Universitetin “St. Kliment Ohridski”, Bitola.

Në fokus të këtij takimi ishte krijimi i hapësirave, zgjerimi dhe konkretizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti ynë ka nënshkruar me Universitetin “St. Kliment Ohridski” të Bitolës në disa fusha akademike, si: në fushën e programeve të përbashkëta të studimit, shkëmbimit të stafit, përvojës akademike, të ekspertizës shkencore, aplikimi në projekte të përbashkëta, organizimi i veprimtarive të përbashkëta akademike, bashkëpunimi në fushën e botimeve etj.

Leave a Reply