Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Advocating for Solar Energy Self-Producers (“Ndihmojmë vetëprodhuesit e energjisë diellore”)

Në datën 20 tetor 2023, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, do të zhvillojë punimet Konferenca: Advocating for Solar Energy Self-Producers (“Ndihmojmë vetëprodhuesit e energjisë diellore”), organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me organizatën “Miq të Korçës” dhe me partnerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i kësaj Konference është të informojë aktorët që operojnë në fushën e vetëprodhimit të energjisë diellore për përfitimet që vijnë nga bashkëpunimi mes tyre, për mundësitë e krijuara nga legjislacioni i ri për investime në panelet fotovoltaike, si dhe për të tjera çështje me rëndësi. 

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen paraprakisht në portalin e Konferencës: www.pv4wb.org.

Jeni të mirëpritur!

Leave a Reply