Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN SHQIPTAR TË MEDIAS ZHVILLUAN TRAJNIMIN DY-DITOR TË LEKTORËVE, KRYESISHT TË GJUHËS ANGLEZE ME TEMË: “EDUKIMI MEDIATIK NË ARSIM-INTELIGJENCA ARTIFICIALE PËR MËSUESIT”

Në datat 4-5 prill 2024 në vazhdim të nismës “Edukimi mediatik në universitete”, të ndërmarrë nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane u zhvillua trajnimi dy-ditor i lektorëve, kryesisht të profilit të gjuhës angleze.

Përmes prezantimeve ndërvepruese mbi mënyrën se si prodhohet dhe përdoret media, ndikimet e saj pozitive dhe problemet që lidhen me çrregullimet informative, ndikimi i Inteligjencës Artificiale në “fabrikimin” e lajmeve të rreme, mjetet dhe mënyrat pë gjurmimin dhe zbulimin e informacioneve të rreme etj. synohet që pedagogët të mund të integrojnë njohuritë mbi edukimin dhe median në lëndët dhe punën e tyre të drejtpërdrejtë me studentët.

Në këtë mënyrë studentët nxiten të lexojnë dhe “konsumojnë” median në mënyrë kritike, si dhe ta përdorin atë në të mirë të vetes dhe të të shoqërisë.

Trainimi u zhvillua nga lektorja Monika Hanley.

Leave a Reply