Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË GRUP PEDAGOGËSH NGA UNIVERSITETI BUJQËSOR I PLOVDIVIT BULLGARI ZHVILLOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TAKIME ME STAFIN E LEKSIONE ME STUDENTËT NË KUADËR TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM”

Në datat 3-4 prill 2024 në kuadër të programit Erasmus+ që mundëson shkëmbimin e stafit akademik, një grup pedagogësh nga Universiteti Bujqësor i Plovdivit, Bullgari ishin në Universitetin “Fan S. Noli” për programin e përbashkët të studimit, me Fakultetin  e Bujqësisë, Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.

Stafi nga Bullgaria u prit fillimisht në një takim nga dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero dhe pedagogë të tjerë të këtij Fakulteti, ku u diskutua për ecurinë e punës së përbashkët gati një-vjeçare në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Dekani, prof. as. dr. Gjergji Mero i njohu fillimisht me veprimtarinë që zhvillon Fakulteti i Bujqësisë, ndërsa  shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që po ofron Universiteti Bujqësor i Plovdivit në këtë program të përbashkët studimi. Ai vlerësoi rëndësinë që ka si mësimdhënia e integruar, ashtu dhe zhvillimi i praktikës në UBP për kualifikimin e vazhduar të studentëve dhe për punësimin e tyre, pasi bujqësia dhe turizmi janë ndër prioritetet e rajonit të Korçës. “Pritshmëritë tona për frekuentimin e këtij programi studimi janë të larta për vitet në vazhdim. Edhe promovimi që do t`i bëjnë këtij programi vetë studentët do të shihet më me interes nga të rinjtë”.

Prof. Krasimir Aleksandrov falënderoi Universitetin “Fan S. Noli” dhe në veçanti Fakultetin e Bujqësisë për këtë bashkëpunim të suksesshëm, ndërsa shprehu dëshirën e tij dhe të kolegëve që e shoqëronin për t`u takuar nga afër dhe për të biseduar me studentët. 

Ata zhvilluan me studentët një orë leksioni, ndërsa bashkëbiseduan për mundësitë që do t`u ofrohen nga kjo diplomë e dyfishtë, si dhe për zhvillimin e praktikës profesionale në Universitetin Bujqësor të Plovdivit, ku do të përfitojnë edhe një përvojë evropiane në fushën ku studiojnë.

Edhe në ditën e dytë të qëndrimit në Universitetit “Fan S. Noli” stafi akademik nga Bullgaria mbajti leksione me studentët, ndërsa një praktikë treguese në lidhje me përditësimin e llogarisë së lektorit në sistemin e të dhënave Pitagora të “Universitetit “Fan S. Noli” e zhvilluan me kolegët e Fakultetit të Bujqësisë.

Leave a Reply