NË KUADËR TË 50-VJETORIT TË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT, DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË ORGANIZOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË “GJUHA STANDARDE SHQIPE DHE MËSIMI I SAJ NË SHKOLLË” KU ISHIN TË FTUAR PEDAGOGË TË KËTIJ DEPARTAMENTI, MËSUES TË GJUHËS DHE TË LETËRSISË NË SHKOLLAT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TË RAJONIT TË KORÇËS, PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE ARSIMORE ETJ.

Në datën 1 nëntor 2022 Departament i gjuhës dhe i letërsisë çeli javën e veprimtarive në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit me tryezën e rrumbullakët “Gjuha standarde shqipe dhe mësimi i saj në shkollë”. Të ftuar në këtë takim ishin pedagogë të këtij Departamenti, mësues të gjuhës dhe të letërsisë në shkollat e arsimit parauniversitar të rajonit të Korçës, përfaqësues të institucioneve arsimore etj. Kjo tryezë e rrumbullkaët u drejtua nga prof. dr. Ali Jashari dhe doktoranti Olger Brame, në prani edhe të përgjegjëses së Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi. Profesor Ali Jashari me një përvojë të gjatë në fushën e gjuhësisë jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si hartues i mjaft teksteve shkollore e fjalorëve të gjuhës shqipe në nisje të takimit ftoi të pranishmit të diskutonin për çështje të tilla si: Gjuha shqipe si sistem dhe njohuritë që marrin sot nxënësit për nënsistemet e saj; A përputhen njohuritë gjuhësore që jepen në tekstet për gjuhën shqipe me nivelin moshor dhe psikologjik të nxënësve; Sa i përgjigjen tekstet shkollore formimit të nxënësve me kompetencat  e duhura për përdorimin e shqipes standarde në ligjërimin e folur dhe të shkruar; Koncepti për kulturën gjuhësore dhe si mund të shmanget ndikimi i të folmeve dialektore në formimin gjuhësor të fëmijëve etj.

Gjithashtu, në këtë tryezë mësuesit sollën me shembuj konkretë edhe probleme të tjera me të cilat përballen çdo ditë në punën e tyre. Në përfundim të takimit u diskutua për përgatitjen e një materiali me problemet kryesore dhe më të mprehta që u ngritën,  i cili do t`u dërgohet të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Njëkohësisht u vlerësua mjaft i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i pedagogëve të Universitetit “Fan S. Noli” me Rrjetet Profesionale të Mësuesve.

Previous Post
SIGURIMI I CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË, SFIDAT E VETËVLERËSIMIT TË INSTITUCIONEVE TË AL, PROGRAMET E DIPLOMËS, TË MËSUARIT GJATË GJITHË JETËS DHE MIKROKREDENCIALET, MUNDËSITË E BOTIMIT DHE ORGANIZIMIT TË KONFERENCAVE SHKENCORE NDËRKOMBËTARE ISHIN TEMAT E TRAJNIMIT TË PARË ME STAF AKADEMIK DHE ADMINISTARTIV TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” TË CILAT ZHVILLOHEN NË KUADËR TË PROJEKTIT VALEUX 
Next Post
“TË MËSUARIT BASHKËPUNUES VIRTUAL NË PRAKTIKË” ISHTE TEMA E SEMINARIT II TË ORGANIZUAR NGA TU DRESDEN, GJERMANI ME PJESËMARRJEN E STAFIT AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË PROJEKTIT VALEU-X