BIOLOGU NGA ZVICRA, PHD TIM HAYE-LEKSION TË HAPUR NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

23 tetor 2025- “Përhapja e dëmtuesit Çimka Kutërbuese me njolla të verdha (Erthesina Fullo) në Shqipëri – Një kërcënim për prodhimin bujqësor? -është tema e një leksioni të hapur që u zhvillua në Fakultetin e Bujqësisë.

Biologu, Phd Tim Haye, i cili punon pranë CABI Delemont Zvicër mbajti këtë leksion për stafin dhe studentët, duke sjellë të dhëna interesante në lidhje me këtë dëmtues që vitet e fundit ka njohur përhapje të gjerë edhe në vendin tonë.

Biologu Haye prezantoi për të pranishmit disa nga gjetjet më interesante të studimit të tij për Erthesina Fullo, si: prejardhja, fenologjia, shumimi, bimët bujtëse, mënyrat e mbrojtjes nga ky dëmtues, si dhe kontrolli biologjik i tij.

Në fund të takimit një falënderim të veçantë ai përcolli për stafin e Fakultetit të Bujqësisë, i cili e mirëpriti për gati një javë, duke i vënë në dispozicion laboratorët me të gjitha pajisjet e nevojshme që ai të kryente këtë studim.

3

Postimi i Mëparshëm
FORCOJMË PARTNERITETIN- TAKIM FRYMËZUES MES ENERGJISË, VIZIONIT DHE MUNDËSIVE
Postimi Pasues
MIKPRITJE QË NDËRTOJNË URA BASHKËPUNIMI- UNIVERSITETI YNË QENDËR E HAPUR PËR SHKENCËN DHE BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR