Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

KOLEGJI UNIVERSITAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË NDEROI ME ÇMIMIN “LEADERSHIP EXCELLENCE AWUARD” UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KORÇË

Në datën 16 shkurt 2023 Kolegji Universitar për Biznes dhe Teknoogji, Prishtinë nderoi me çmimin “Leadership Excellence Aëard” Universitetin “Fan S. Noli’ me motivacionin: “Për kontributin e universiteteve shqiptare, në mbështetjen dhënë ndër gjenerata, si dhe krijimine kuadrove në fusha të ndryshme, avancimi e tyre në vazhdën e implementimit të politikave kombëtare në ngritjen e kapaciteteve mësimore në themelimin bërthamë të strukturës arsimore universitare të Kosovës”.

Universiteti “Fan S. Noli” dhe Kolegji Universitar Për Biznes Dhe Teknologji, Prishtinë prej disa vitesh kanë nisur nj ëbashkëpunim të suksesshëm, duke u angazhuar në organizime veprimtarish e projektesh të përbashkëta, vizita të ndërsjella për shkëmbime përvojsha të stafit e studentëve metj. Ndërkohë takimet në vijimësi midis drejtuesve të dy institucioneve kanë si qëllim  krijimin e mundësive të reja për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë më tepër fusha si atë të edukimit, teknologjisë së informacionit, infermierisë etj.

Leave a Reply