Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

SHKOLLA E MESME E PËRGJITHSHME “RAQI QIRINXHI”, KORÇË FITON EDICIONIN II TË KAMPIONATIT EKIPOR TË SHAHUT “VANGJO BOBOSHTICA” ORGANZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 15 shkurt 2023, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fitusit e Kampionatit II Ekipor të Shahut “Vangjo Boboshtica” të organizuar nga Shoqata Sportive e Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Pas dy ditë përballjesh ku morën pjesë nxënës mjaft të talentuar të 12 shkollave të mesme të rajonit të Korçës, me çmim të parë u vlerësua shkolla e mesme e përgjithshme “Raqi Qirinxhi”, Korçë; me çmim të dytë u vlerësua shkolla e mesme “Gjergj Pekmezi”, Pogradec; me çmim të tretë u vlerësuan nxënësit e shkollës “Muharrem Çollaku”, Pogradec dhe me çmim inkurajues u vlerësua shkolla e mesme “Skënderbeu”, Maliq.

Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, i cili mirëpriti këtë kampionat për dy ditë me radhë, prof. dr. Ledina Alolli dhe zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili përgëzuan nxënësit pjesëmarrës në këtë kompeticion dhe njëkohësisht i ftuan të gjithë maturantët të bëhen pjesë e Univeristetit “Fan S. Noli”, i cili krahas dijeve akademike i mbështet dhe inkurajon studentët edhe në veprimtari të tilla duke u dhënë atyre mundësinë të shpalosin aftësitë dhe talentet e tyre. Edhe dy gjyqtarët e këtij kampionati, pedagogët Irena Nikaj dhe Dhori Beta përgëzuan të gjithë nxënësit pjesëmarrës, të cilët në bashkëpunim me mësuesit e tyre bënë një paraqitje dinjitoze falë përgatitjes dhe seriozitetit me të cilin u angazhuan në këtë kampionat.  

Leave a Reply