Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ERASMUS+ MOBILITY EXCHANGE – THIRRJE PËR APLIKIM PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE, MASTER I SHKENCAVE NË CIHEAM MONTPELLIER, FRANCË

FAZA I

Kushtet/procedurat që duhen të ndiqën për aplikim:

  1. Niveli i kërkuar i pranimit – 4 vite studime pas diplomës (ekuivalente me 240 ECTS) në fushat e Ekonomisë, Shkencave humane ose Agronomisë
  2. Mesatare e notave/arritjet akademike
  3. Aftësi profesionale
  4. CV (resume)
  5. Formulari i aplikimit (online) http://candidature.iamm.fr
  6. Diploma e studimeve (nëse diplomoheni në fund të vitit aktual akademik, do t’ju duhet të siguroni një certifikatë regjistrimi për vitin aktual dhe një certifikatë që tregon datën e mundshme të diplomimit)
  7. Listë notash

FAZA II

  1. Aplikantët që plotësojnë kriteret e kërkuara akademike marrin pjesë në intervista përzgjedhëse, pasi të kenë kryer testin e gjuhës së huaj frëngjisht ose anglisht në varësi të gjuhës së shkollimit gjatë studimeve Master)

*Dokumentet duhet të dorëzohen drejtpërdrejt nëpërmjet platformës së aplikimit online: http://candidature.iamm.fr

*Të gjitha dokumentet duhet të jenë të shkruara ose të përkthyera në anglisht ose frëngjisht.

FAZA III

Kandidatëve të cilët pranohen në programin Master 2 duhet të dërgojnë, para regjistrimit në shtator, dokumentet e tyre të aplikimit (formularin e aplikimit, CV, diplomën dhe notat) me postë në CIHEAM Montpellier, së bashku me dokumentet e mëposhtme:

  1. Certifikate lindje
  2. 4 foto pasaporte (të përfshijnë emrin dhe mbiemrin në anën e pasme)

Kurset e programit Master 2

Moduli 1: Parakushtet dhe analiza e perspektivës në lidhje me çështjet e ndryshimeve klimatike (shtator)

Moduli 2: Tranzicioni i sistemeve bujqësore nën pasigurinë socio-ekonomike dhe mjedisore (tetor)

Moduli 3: Modelimi i Sistemeve Mesdhetare të Kultivimit (nëntor)

Moduli 4: Metodat e mbledhjes dhe analizës së të dhënave (dhjetor)

Moduli 5: Modelimi i Sistemeve Bujqësore Mesdhetare (janar – shkurt)

Moduli 6: Analiza me shumë agjentë për dizajnimin sistemeve elastike të bujqësisë (shkurt)

Moduli 7: Workshop: Çështjet dhe metodat (janar -mars)

Moduli 8: Gjuhë e huaj – Frëngjisht (tetor – mars)

Moduli 9: Praktika dhe Punimi i Tezës së diplomës (prill – shtator)

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 14 prill 2023

NË RAST SE JENI TË INTERESUAR, JU LUTEMI DREJTOHUNI TE ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË :

Godina e Rektoratit, Kati II.

Specialiste:          Ejona Asabella

Email:                  easabella@unkorce.edu.al

Leave a Reply