Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

INFORMIMI PROFESIONAL MEDIATIK KRYESISHT GJATË KATASTROFAVE NATYRORE ISHTE NË FOKUS TË NJË BASHKËBISEDIMI ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KU TË FTUAR ISHIN GAZETARË TË MEDIAS NË SHQIPËRI

Në datën 17 shkurt 2023, në kuadër të një turi bashkëbisedimesh me studentë për rëndësinë e informimit profesional mediatik gjatë katastrofave natyrore, në Universiteitn “Fan S. Noli” u zhvillua një bashkëbisedim me studentë të programeve “Master Profesioal” në “Mësues për Gjuhë Shqipe dhe letërsi” dhe “Mësuesi për Histori –Gjeografi”, si dhe të programit “Master i Shkencave” në “Kulturë, Media dhe Editim”. Të ftuara në këtë takim me studentët ishin gazetaret, e medias në Shqipaëri znj. Elja Zotka dhe znj. Ornela Joti, të cilat duke iu referuar faktit që në 3 vitet e fundit Shqipëria është goditur nga disa raste “krizash” e para e shkaktuar nga tërmetet, e dyta nga pandemia e Covid-19 dhe çdo verë dhe nga zjarret massive, një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se një rol të pazëvendësueshëm luan dhe media për menaxhimin e këtyre problemeve.

Informimi i bazuar mbi shpejtësinë dhe jo vërtetësinë në mjaft raste shkaktojnë panik dhe kjo u provua më qartë në rastin e pandemisë, ku lajmi i rremë shpesh shkaktoi jo pak “trauma” psikologjike tek publiku. Në këto kushte, trajnimi i studentëve të gazetarisë, që do të jenë nesër e ardhmja e gazetarisë në Shqipëri dhe jo vetëm është i rëndësishëm për informimin e drejtë dhe profesional të publikut.

Takimi u organizua në kuadër të projektit të Agjencisë për Mbrojtjen e Shoqërise Civile në bashkëpunim me përgjegjësen e departamentit të “Gjuhës dhe Letërsisë”, Universiteti “Fan S. Noli”.

Leave a Reply