Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Sektori i Vlerësimit Institucional

Sektori i Vlerësimit Institucional

Shko tek portali i SBC

Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional koordinon zbatimin e parimet themelore mbi mënyrën se si funksionon struktura e  cilësisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë,  duke filluar që nga niveli bazë i infrastrukturës institucionale dhe deri te menaxhimi i burimeve njerëzore. elementet baze mbi te cilat mbështetet aktiviteti i kesaj zyre janë:
1. Sigurimi të cilësisë, i cili përfshin kryesisht proceset e ndërmarra nga institucioni për rritjen e standardeve.
2.Kontrolli i cilësisë, i cili mat rritjen e cilësisë dhe synon ndërmarrjen e veprimeve dhe masave të përshtatshme për përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
Si i tillë ai i shërben mirë menaxhimit të sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe mbarëvajtjes së elementëve, njësive dhe strukturave të tij përbërëse në Universitetin “Fan S. Noli”.

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJBSC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli”  me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008 dhe në zbatim të Nenit 59  të Ligjit “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, (i ndryshuar). Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33 datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon sipas  kritereve të përcaktuara në Nenet 61,62 dhe 63 të Kreut VIII “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë” të STATUTIT të Universitetit “Fan S. Noli” dhe në bazë të parimeve  dhe procedurave të këtij Manuali.

Funksionet kryesore të Zyrës së Kurrikulave dhe Vlerësimit institucional:

1. bën vlerësimin periodik të efikasitetit të veprimtarive mësimore, shkencore, si dhe veprimtarinë administrative dhe financiare të Universitetit.
2. ka autonomi operative dhe akses në të dhënat e Universitetit.
3. bashkëpunon me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për probleme që lidhen me standardet, me udhëzimet për vlerësimin e brendshëm, me kualifikimin e anëtarëve të Njësisë etj.
4. informon Senatin Akademik të Universitetit, për veprimtarinë e saj, si dhe për probleme që lidhen me vlerësimin e brendshëm.

Zyra e SC-së pozicionohet në nivel qendror dhe zyra e SC-së zakonisht i raporton drejtpërdrejt ose indirekt (nëpërmjet një zëvendës rektori) Senatit Akademik të Universitetit.

Funksionet e NJBSC

  • NJBSC-së mbështet dhe ofron ekspertizë. Zyrtarët e saj vizitojnë rregullisht çdo fakultet dhe çdo departament dhe ftohen nga ta që të ofrojnë ekspertizë në zhvillimin e proceseve përkatëse të sigurimit të cilësisë. Në veçanti, ekspertiza përqendrohet në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie, vlerësim dhe përfshirjen e studentëve në procesin e të nxënit.

 NJBSC-së bashkërendon komunikimin midis strukturave të ndryshme, veçanërisht kur procesi i delegohet fakulteteve ose kur ka një proces vlerësimi që është i organizuar nga Universiteti. Ky rol bashkërendues shtrihet në njësi të tjera në Universitet kur procesi ka të bëjë me zhvillimi i personelit dhe mbledhjen/analizën e të dhënave institucionale.

NJSBC–së interpreton detyrimet kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, në mënyrë që t’i përshtatë ato në kontekstin institucional. Kështu, zyrtarët e SC-së garantojnë që këto detyrime kombëtare dhe evropiane të njihen dhe të përfshihen nga universiteti.

 NJBSC-së monitoron duke ofruar udhëzime, duke mbledhur informacione dhe duke evidentuar probleme të cilat i përcjell në njësitë përgjegjëse për zgjidhje.

NJBSC-së administraton, organizon dhe përgatit vizita të vlerësimit të jashtëm ose fton ekspertë të jashtëm për të trajnuar stafin që merret me vlerësimin e brendshëm.

Sigurimi i cilësisë 

Sigurimi i brendshëm i cilësisë 

Vlerësimi i Brendshëm menaxhohet nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë. Ajo ka si qëllim kryesor të monitorojë aktivitetin e sigurimit të cilësisë në universitet dhe të bashkërendojë komunikimin mes tij dhe institucioneve të vlerësimit të jashtëm që përcaktojnë kriteret e cilësisë në Arsimin e Lartë Shqiptar.

 Sigurimi i jashtëm i cilësisë

Vlerësimi i Jashtëm menaxhohet nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe nënkupton se vepruesi është një organizatë jashtë institucionit të arsimit të lartë, d.m.th, ndonjë agjenci e sigurimit të jashtëm të cilësisë, së cilës i është dhënë mandati nga vetë Institucioni i Arsimit të Lartë ose nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Administrimi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

 Në NJSBC-së marrin pjesë, përveç punonjësve të specializuar dhe të trajnuar, edhe përfaqësues të njësive kryesore të Universiteti dhe një përfaqësues i studentëve për çdo grup pune. Anëtarët e Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë, përfaqësues të njësive kryesore të UK-së, si rregull duhet të kenë të paktën shkallën e kualifikimit “Master i Shkencave” dhe të jenë njohës të problemeve të arsimit të lartë. Këto grupe pune, në të cilët ka edhe  një përfaqësues të studentëve, bashkërendojnë veprimtarinë e NJSBC-së në njësitë përkatëse që ata përfaqësojnë. Ata mblidhen rregullisht dhe veprimtaria e tyre pasqyrohet në dosjen e mbledhjeve të protokolluara të NJSBC-së.

 

NJËSITË E SIGURIMIT TË CILËSISË SIPAS FAKULTETEVE PËRKATËSE

Fakulteti i Ekonomisë:

Prof. As. Dr. Oriola Theodhori                 

Doc. Marinela Teneqexhi                         

Dr. Genci Gjançi                                    

Studente: Junada Sulillari

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Msc. Olger Brame                                   

Dr. Erinda Papa                                    

Dr. Metin Venxha                                  

Doc. Marjela Burda                              

Student: Juljan Becolli

Fakulteti i Bujqësisë:

Dr. Mira Nasto                                       

Dr.  Sulltana Ajçe                                  

MSc. Viola Prifti                                    

Student: Vasileos Braholli

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane:

Dr. Magdalini Vampa                                

MSc. Lorena Margo                                 

MSc. Blendi Baze                                     

Studente: Ina Kosta

Msc. Artur Prifti  (Zyra e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional)

Emal: arturprifti@rocketmail.com      

en_USEnglish