Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Biblioteka Uniko

BIBLIOTEKA UNIKO

I – Biblioteka e universitetit “Fan S. Noli” u krijua që në vitet e para të çeljes së Institutit të Lartë Bujqësor. Ajo sot ka në fondin e vet rreth 30.000 libra me mbi 12.000 tituj që u përkasin fushave të ndryshme, por më tepër të përqëndruara në ato të ekonomisë së tregut, agronomisë, psiko-pedagogjisë dhe artistike, revista, enciklopedi, fjalorëve gjuhësorë ose terminologjikë të fushave specifike.

Ky fond është aktualisht i shpërndarë në pesë mjedise dhe përkatësisht në :

 

 

 

SHERBIMET

  • Prej datës 1 mars 2018, stafit mësimdhënës, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe komunitetit të Korçës, u ofrohet një mundësi e re qasjeje në Bibliotekën Digjitale ProQuest. UNIKO bleu të drejtën e anëtarësimit në këtë Bibliotekë për periudhën 1 mars 2018 deri më 28 shkurt 2019, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur midis UNIKO dhe ProQuest. Shërbimi do të jetë aktiv për stafin në vendin e punës, për studentët dhe për komunitetin në mjediset e Bibliotekës Universitare. Në Bibliotekën Digjitale ProQuest, do të gjeni një literaturë bashkëkohore, e cila mbulon fushat parësore të kërkimit në Universitet, si në fushën e edukimit, bujqësisë, ekonomisë, shkencat filologjike, shkencat sociale, natyrore, mjekësore, etj.
  • Orari i shpallur gjatë ditëve të javës është 8:00- 16:00. 1872 studentë dhe 183 pedagogë kanë kartelat e tyre personale në këto biblioteka.
  • Çdo student apo pjesëtar i personelit akademik, ndihmësakademik dhe administrativ, si dhe komuniteti kane të drejtë të bëhen anëtare  te bibliotekës universitare.
     

BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE (link)

PROQUEST (link)