Znj. Erina Dino – Drejtor i Drejtorisë Jurdike dhe Burimeve Njerëzore
Kjo drejtori kujdeset për:
• Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha çështjeve për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucionit.
• Kryerjen e veprimeve për pranimin, evidentimin, shpërndarjen dhe nisjen e korrespondencës së UK-së.
• Ruajtjen, përpunimin dhe vënien në shfrytëzim të dokumenteve të krijuara apo të ardhura në UK.
• Publikimin në internet të të gjitha veprimtarive që zhvillohen në UK dhe menaxhimin e faqes zyrtare të UK-së në rrjetet sociale.
• Mirëmbajtjen teknikisht të faqes zyrtare të internetit, programimin dhe dizajnin për funksionalitetin e sistemeve teknologjike në universitet (faqja zyrtare e internetit, Sistemi i Bibliotekave, etj).
• Informimin e studentëve, ish-studentëve dhe të interesuarve të tjerë lidhur me kryerjen e veprimeve administrative dhe jo vetëm, në mjediset e rektoratit dhe fakulteteve të UK-së.