Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Research Applications and Educational Methods

Kemi nderin t’ju ftojmë në Workshop-in 

“RESEARCH APPLICATIONS AND EDUCATIONAL METHODS” 

që do të zhvillohet në 12 Maj 2018 në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.

Ky workshop ka si synim të bashkojë studiues, kërkues shkencorë nga Universitetet apo Institucionet kërkimore të tjera, por edhe studentë të Masterit Profesional dhe Shkencor në fushat e trajtuara.

Të gjitha prezantimet në këtë seminar synojnë të jenë me interes dhe për studiuesit dhe studentët e interesuar për të mësuar rreth zhvillimeve të reja metodologjike dhe arritjeve të fundit në temat e paraqitura.

Jeni të ftuar të merrni pjesë në workshop edhe nëse nuk paraqesni ndonjë punim.

Bashkohuni me ne në këtë workshop për të ndarë njohuritë dhe përvojen.

Të gjithë pjesëmarësit e workshop-it do të bëhen pjesë e një guide turistike në qytetin e Korçës, sponsorizuar nga Bashkia Korçë.

PARTNERË
 

 
SHOQATA SHQIPTARE E  FIZIKËS MJEKËSORE


TEMAT QË DO TË TRAJTOHEN

 

MATEMATIKË

  • Probabilitet dhe Statistikë
  • Analizë Funksionale
  • Analizë Numerike
  • Algjebër
  • Matematikë e Zbatuar
  • Teori e Numrave
  • Gjeometri
  • Metodikë e Mësimdhënies së Matematikës
  • Histori e Mendimit Matematik

INFORMATIKË

  • Web & Software Development
  • Kriptografi dhe Sistemet e Sigurisë së Informacionit
  • Rrjetet Kompjuterike
  • Arkitektura Kompjuterike
  • DBMS 
  • Telekomunikacion
  • Efikasiteti në pajisjet e TIK
  • Inxhinieri Softi
  • Teknologjitë Cloud
  • TIK në Edukim

FIZIKË

  • Fizikë e Aplikuar
  • Fizikë Eksperimentale
  • Metoda të Zgjidhjes së Problemave në Fizikë
  • Biofizikë
  • Metodika e Mësimdhënies së Fizikës
  • Analizë Rezultatesh Laboratorike për Problemet e Fizikës
 
PREZANTIMET

 

Punimet do të prezantohen në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze. Për të marrë pjesë në workshop si referues duhet të dërgoni një abstrakt (deri në 250 fjalë), i shkruajtur në Word 2010 sipas formatit të bashkangjitur. RAEM Abstrakt Template

Abstrakti duhet të dërgohet në adresën elektronike: raemuniko@gmail.com përpara datës 30 Prill 2018.

Pjesëmarrja në workshop eshte pa pagesë dhe të gjitha materialet e nevojshme gjatë tij do të sigurohen nga organizatorët.

r te bërë rregjistrimin tuaj për pjesmarrje në workshop plotësoni formularin duke klikuar në linkun (Formulari i Regjistrimit)


BORDI ORGANIZATIV

 

Drejtuesi:  Arto Adili

Bashkëpunëtorët: 

MATEMATIKË

Lorenc Ekonomi

Lorena Margo

Eljona Milo

Edlira Donefski

Danjela Braho

Ilir Palla

Silvja Çobani

INFORMATIKË

Rafail Prodani

Dhori Beta

Blerina Çeliku

Erma Pema

Marijon Pano

Marsel Kotori

Emis Simo

 

FIZIKË

Sotiraq Marko

Lorena Kelo

Esmeralda Guliqani

Anxhelina Qorllari

 


KONTAKT

 

Për çdo pyetje apo informacion jeni të lutur të na kontaktoni në njërën prej adresave elektronike më poshtë:

Jeni të ftuar të merrni pjesë në workshop edhe nëse nuk prezantoni një punim.
 

Me respekt,

Dr. Arto Adili

Përgjegjës i Departamentit të Matematikës, Informatikës dhe Fizikës

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

VENDNDODHJA