Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROGRAMET E STUDIMIT NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

PROGRAMET E STUDIMIT

OBJEKTIVAT DHE SYNIMET E PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË ZHVILLOHEN NË FAKULTETIN E  EDUKIMIT DHE TË FILOLOGJISË

Siç dihet,  Rajoni i Korçës është i  njohur për traditat  arsimdashëse dhe nevojat që ka  ai për mësimdhënien e disiplinave  të ndryshme. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë (ish-Fakulteti i Mësuesisë), qysh nga viti 1992, ka qenë dhe mbetet  burimi kryesor për  plotësimin e të gjithë shkollave të rajonit me mësues të profileve të ndryshme.

Fakulteti i Edukimit  dhe i Filologjisë në Universitetin e Korçës është vatra e formimit   të mësuesve të rinj që po zbatojnë reformën e  përgjithshme  në arsimin  shqiptar, prandaj ka bashkëpunim të vazhdueshëm  dhe mirëkuptim të plotë  me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Korçës,  me  Zyrat Arsimore në rrethet e Qarkut  të Korçës, çka është konkretizuar me marrëveshje dhe  veprimtari  të përbashkëta me interes të ndërsjelltë.

Synimet kryesore të programeve të studimit  që zhvillohen në Fakultetin e Edukimit dhe  të Filologjisë janë:

  • të përgatisë  mësimdhënës të suksesshëm, me aftësi të thella profesionale dhe cilësi të larta morale dhe shoqërore për t’u kthyer në modele frymëzuese dhe motivuese për nxënësit;
  • të përgatisë mësimdhënës  si njerëz të aftë  për të punuar dhe për të ndihmuar në komunitet;
  • të përgatisë mësimdhënës të motivuar për të punuar në të gjitha zonat e rajonit dhe më gjerë, për të ndihmuar në zhvillimin e tyre.

Këto synime sendërtohen në disa objektiva të përgjithshme  që kanë programet e studimit si:

  • t‘u japë të diplomuarve  arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e mësimdhënies;
  • t’u krijojë atyre një pamje të re  për arsimin në Shqipëri, në përputhje me përvojën dhe  konceptet evropiane;
  • të përpiqet për të realizuar një status të ri të mësuesit në kushtet e reja ekonomiko-shoqërore që janë krijuar;
  • programet e studimit shtrojnë alternativa  konkrete për zhvillimin e  arsimit  në  bazë të strategjisë  kombëtare dhe japin ndihmesën e tyre për hedhjen e bazave  për një arsim sa më profesionist etj. 
PROGRAME STUDIMI  PROFESIONALE 2-VJEÇARE
PROGRAME STUDIMI  TË CIKLIT TË PARË “BACHELOR” 

 

PROGRAME  STUDIMI  TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL”
PROGRAME  STUDIMI  TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE”