“BULETINI SHKENCOR” ISSN: 3080-0447

BOTIM I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”
SERIA E SHKENCAVE SHOQËRORE
(2026)

ARTICLES

THE TRANSLATOR’S PALETTE: Bridging cultures through multimodal digital storytelling

Alma Karasaliu
Blerina Malçellari
Pavllo Cicko

Keywords: multimodal digital storytelling; audiovisual translation;
translator agency; Albanian digital ecosystems; subtitling practices

This study examines how translation shapes meaning across linguistic,
visual, auditory, and interactive modes in contemporary digital storytelling.
Using qualitative document analysis, it compares five internationally
distributed audiovisual works (Squid Game, Your Name, Frozen II,
Bandersnatch, and Tower of God) with three Albanian initiatives: the
UNICEF Albania campaign #NukJeVetëm, EU4Culture digital heritage
projects, and subtitling practices at TIFF and Dokufest. The analysis draws
on officially released subtitles, licensed dubbing materials, and publicly
available Albanian digital artefacts. Findings show that translation
functions as a multimodal, context-dependent practice influenced by
platform constraints, production ecologies, and cultural aims. Industrial
workflows tend to streamline linguistic and interpersonal nuance, whereas
community and heritage-oriented projects allow greater flexibility in
shaping cultural representation. The study argues that translation should be
understood as a coordinated semiotic process that contributes directly to the
circulation and interpretation of digital narratives. Considering global
platform productions alongside Albanian digital initiatives highlights how
multimodal translation operates across contrasting media environments.

THE PSYCHOLOGICAL FOUNDATIONS OF READING DEVELOPMENT IN SECOND LANGUAGE LEARNING

Irini Arapi (Sylari)
Anila Çaçi (Gjata)
Marinela Gjeloshi
Silvana Daci

Keywords: SLA, reading comprehension, cognitive factors, metacognitive strategies, psychological support, improved results 

Second language acquisition relies heavily on reading, but a combination of linguistic proficiency and various internal psychological factors influences the process. This study investigates how affective and cognitive factors, such as motivation, anxiety, self-confidence, and the strategic management of reading, interact and affect learners’ reading development. This study draws on principles from both educational psychology and SLA research to investigate the emotional and strategic aspects that accompany English as a Foreign Language (EFL) reading. University students who participated in questionnaires and semi-structured interviews indicate that individuals with higher motivation and greater confidence in their capabilities generally achieve better results in comprehension exercises. On the other hand, readers who often experience anxiety are more likely to disengage and struggle with fluency. Research also underscores the importance of utilising metacognitive strategies, which seem to enable learners to control their reading habits and counteract the impact of unfavourable emotions. 

The results imply that reading instruction is improved by combining psychological support with linguistic training. A teaching approach that fosters motivation, reduces anxiety, and encourages reflective reading practices can lead to more substantial improvements in learners’ reading skills. 

DHOMA E ZËRAVE: NGUJIMI EKZISTENCIAL NË OPERËN E PARË MODERNE SHQIPTARE TË ERMIR DERGJINIT

Valmir XOXA

Fjalë kyçe: opera shqiptare bashkëkohore, postmodernizmi operistik, realizmi socialist shqiptar, dodekafonia / serializmi, libret ekzistencialist

Ky artikull propozon një lexim holistik të veprës së parë operistike shqiptare
të kompozuar, duke e trajtuar atë si një rast paradigmatik të operës
postmoderne në periudhën pas Luftës së Ftohtë, në kryqëzimin mes
muzikologjisë dhe shkencave shoqërore. Duke u mbështetur në literaturën
ndërkombëtare mbi operën, studimi e pozicionon operën “Dhoma” brenda
debateve më të gjera mbi ndërdisiplinaritetin, historinë kulturore dhe
teknikat kompozicionale. Vepra shkëputet në mënyrë të qartë nga realizmi
socialist shqiptar, si në planin estetik ashtu edhe në atë ideologjik, përmes
adoptimit të një gjuhe muzikore kromatike me orientim serial, të lidhur
ngushtë me një libret me prirje ekzistencialiste.
Në planin metodologjik, artikulli ndjek strukturën e një projekti disertacioni
holistik: fillimisht shtjellon kornizën teorike për analizën ndërdisiplinore të
operës; më pas shqyrton strategjitë kompozicionale të “Dhomës” në
rrafshin vokal dhe orkestral, me vëmendje të veçantë ndaj përdorimit
fleksibël të dodekafonisë dhe proceseve motivike të tipit Grundgestalt; në
fund, e interpreton operën si një artefakt kulturor që artikulon
subjektivitetin postsocialist, ankthin dhe përvojën e ngujimit.
Teza kryesore është se “Dhoma” mund të lexohet njëkohësisht si laborator
teknik për procedurat dodekafonike, si rrëfim mbi ngujimin ekzistencial dhe
si një ndërhyrje postmoderne në historinë e operës shqiptare. Në këtë
kuptim, vepra dëshmon se opera bashkëkohore kërkon një metodologji të
integruar, e cila ndërthur analizën e imtësishme muzikore me mjetet e
sociologjisë së kulturës, teorisë letrare dhe studimeve të performancës.

TRASHËGIMIA FETARE, IDENTITETI RAJONAL DHE PËRDORIMI SI RESURS PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË QARKUN E KORÇËS

Edlira MENKSHI

Nevila CINAJ

Fjoralba PRIFTI

Ermiona BRAHOLLI

Fjalë kyçe: Objekte kulti, vlera artistike, komunitet lokal, turizëm fetar, menaxhim.

 

Trashëgimia fetare përfshin një sërë objektesh dhe vendesh të shenjta që

pasqyrojnë diversitetin historik, kulturor dhe tradicional në mbarë botën.

Krahas ndërtesave fetare, si kisha, xhami, sinagoga, manastire, vende të

shenjta dhe artefakte të ndryshme, tipologjia e trashëgimisë fetare përfshin

edhe praktika shpirtërore si pelegrinazhet dhe festimet fetare.

Komunitetet lokale në Shqipëri e vlerësojnë trashëgiminë fetare si një pjesë

thelbësore të identitetit të tyre kulturor, të ndjenjës së përkatësisë dhe të

historisë së përbashkët. Ajo konsiderohet njëkohësisht edhe një burim me

potencial të rëndësishëm turistik.

Në qarkun e Korçës, rrethanat historike kanë bërë të mundur zhvillimin dhe

bashkëjetesën e tre komuniteteve kryesore fetare: të krishterëve,

myslimanëve dhe bektashinjve. Gjurmët kulturore të këtyre komuniteteve

reflektohen qartë në shumëllojshmërinë e objekteve të kultit që gjenden në

zonë. Për shkak të vlerave të tyre si trashëgimi kulturore kombëtare, 32 prej

këtyre objekteve janë shpallur “Monument Kulture” i kategorisë së parë.

Punimi ka si qëllim evidentimin e rëndësisë së trashëgimisë fetare në qarkun

e Korçës, duke analizuar vlerat ndërtimore, artistike dhe shpirtërore që ajo mbart. Gjithashtu, përmes analizës së perceptimit të komunitetit lokal

vlerësohen mundësitë që ekzistojnë për zhvillimin e turizmit, si rezultat i

rritjes së interesit të vizitorëve ndaj objekteve të kultit në këtë qark, si edhe

sfidat që lidhen me mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.

Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë GIS janë përcaktuar disa nga itineraret turistike që mund të ofrohen në funksion të zhvillimit dhe promovimit të trashëgimisë fetare.

PERCEPTIMI I KOMUNITETIT MBI PROBLEMET MJEDISORE NË QYTETIN E KORÇËS

Ermira Jashiku

Fjalë kyçe: Ndotje mjedisore; perceptim komunitar; ndotje e ajrit; shëndet
publik; ndërgjegjësim mjedisor; qyteti i Korçës.

Problemet mjedisore përbëjnë një nga sfidat kryesore të zhvillimit urban
bashkëkohor, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin publik dhe cilësinë e
jetës së popullsisë. Ky studim synon të analizojë perceptimin e komunitetit të
qytetit të Korçës mbi problemet mjedisore, duke u fokusuar në llojet
kryesore të ndotjes, burimet përkatëse, ndikimin në shëndetin e njeriut, si
dhe rolin e individit dhe pushtetit vendor në minimizimin e këtyre
problematikave. Metodologjia e studimit bazohet në një qasje sasiore,
përmes administrimit të një pyetësori të strukturuar tek banorët e qytetit. Të
dhënat u analizuan duke përdorur statistika përshkruese. Rezultatet tregojnë
se ndotja e ajrit perceptohet si problemi mjedisor më serioz, veçanërisht
gjatë periudhës së dimrit, e lidhur kryesisht me ngrohjen tradicionale dhe
trafikun urban. Një përqindje shumë e lartë e pjesëmarrësve shprehin
ndërgjegjësim për ndikimin negativ të ndotjes në shëndet, kryesisht në
sëmundjet respiratore. Megjithëse individët raportojnë angazhim personal
në mbrojtjen e mjedisit, perceptimi mbi përpjekjet institucionale mbetet i
moderuar. Studimi nxjerr në pah nevojën për politika mjedisore të
integruara, rritje të ndërgjegjësimit publik dhe përfshirje aktive të
komunitetit në përmirësimin e gjendjes mjedisore urbane.

TRAJTIMI JURIDIKO-PENAL I DËNIMIT ME BURGIM I TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN

Mikel HYSOMETAJ

Fjalët kyçe: I mitur, drejtësia penale, dënimi jo me burgim, interesi më i lartë i fëmijës, rishoqërizimi, rehabilitimi.

Ky punim trajton dënimin me burgim të të miturve në konflikt me ligjin. Analiza mbështetet në parimet of drejtësisë penale për të mitur, duke mbajtur në konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës si dhe faktin se politika penale ndaj tyre, nuk ka qëllim ndëshkimin, por duhet të orientohet drejt arritjes së qëllimit të dënimit të të miturit si rishoqërizimi, riintegrimi, rehabilitimi dhe parandalimi i rikryerjes se veprës penale ose i kryerjes së një vepre tjetër penale. Kështu, nëpërmjet metodologjisë së interpretimit literal, sistematik dhe teleologjik të normave ligjore, ky punim i kushton një vëmendje të plotë nenit 97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, duke nxjerrë në pah përfundimin se dënimi me burgim ndaj një të mituri mund të zbatohet në rast se ai ka kryer një vepër penale për të cilën minimumi i dënimit të parashikuar nga Kodi Penal është 7 vjet dhe kur ky dënim është i nevojshëm për shkak të natyrës, rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së fajësisë. Në përfundim theksohet rëndësia of reagimit penal ndaj të miturve në konflikt me ligjin, duke i kushtuar rëndësi masave rehabilituese.

MIDIS IMUNITETIT DHE PËRGJEGJËSISË POLITIKE: NJË ANALIZË FILOZOFIKE E IMUNITETIT PARLAMENTAR PËRMES JOHN RAWLS DHE ROBERTO ESPOSITO

Suela DINELLARI (IBRAIMLLARI
Florian KODRA

Fjalë kyçe: John Rawls; Roberto Esposito; communitas; auto-immunitas;
përgjegjësi politke; shteti i së drejtës.

Imuniteti parlamentar përcaktohet si një institut themelor i së drejtës
kushtetuese, i cili gjeneron një tension strukturor midis dy parimeve
kryesore të shtetit të së drejtës: mbrojtjes së pavarësisë së mandatit
legjislativ dhe llogaridhënies juridike e elektorale të përfaqësuesve publikë.
Ky artikull analizon imunitetin parlamentar jo si një mekanizëm procedural,
por si një problematikë e filozofisë të së drejtës dhe politike. Analiza
gërsheton dy korniza teorike të dallueshme, por plotësuese: konceptin e
John Rawls mbi legjitimitetin politik dhe paradigmën biopolitike të Roberto
Espositos mbi dinamikën communitas-immunitas. Artikulli argumenton se
imuniteti është i justifikueshëm normativisht vetëm kur funksionon si
mbrojtje e kapaciteteve përfaqësuese dhe deliberative të parlamentit dhe jo
si përjashtim personal nga përgjegjësia. Nga perspektiva e Rawlsit, çdo
imunitet duhet të legjitimohet përmes arsyes publike dhe parimit të
reciprocitetit. Ndërsa sipas Esposito-s, immunitas mbart një paradoks: ajo
mbron institucionin nga detyrimet kolektive, por zgjerimi i tepërt i saj
rrezikon të dëmtojë vetë communitas-in që synon të ruajë. Përmes analizës
së neneve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencës
evropiane, ky punim propozon kornizën e “imunitetit të përgjegjshëm”, të
bazuar në funksionalitet, proporcionalitet, transparencë dhe kontroll
institucional.

VENDI QË ZË PUNA ME FOLKLORIN NË EDUKIMIN FIZIK TË NXËNËSVE NË ARSIMIN FILLOR

Rriollza AGOLLI
Eftiona BYLYKBASHI

Fjalë kyçe: edukim fizik, folklor, lojëra tradicionale, tekst shkollor, kurrikul,
arsim fillor

 

Ky studim shqyrton vendin që zë puna me folklorin në edukimin fizik të
nxënësve të arsimit fillor, bazuar në perceptimet e 105 mësuesve. Nga një
pyetësor më i gjerë, u analizuan katër pyetje specifike mbi
disponueshmërinë e burimeve didaktike dhe trajtimin e elementeve
tradicionale brenda kurrikulës zyrtare. Rezultatet zbulojnë një diferencë të
theksuar midis kërkesave kurrikulare teorike të programit të fushës
përkatëse dhe gjetjes përsa u përket teksteve të lëndës: 84.76% e mësuesve
(N=89) pranojnë mungesën e tekstit shkollor për lëndën e Edukimit fizik,
ndërkohë që vetëm 6.67% raportojnë përdorim të tekstit të miratuar. Në
planin pedagogjik, kjo tregon se lënda realizohet kryesisht përmes
udhëzimit të drejtpërdrejtë (demonstrim dhe element verbal), në mungesë të
mbështetjes tekstuale zyrtare. Nga ana tjetër, analiza e programit zyrtar
evidenton se ai ofron një repertor të përcaktuar lojërash dhe aktivitetesh
tradicionale, duke e konceptuar edukimin fizik jo thjesht si zhvillim fizikmotorik, por si përvojë me potencial ndërkurrikular, në ndërveprim me
kompetenca si komunikimi, të menduarit dhe qytetaria. Në këtë kuadër,
lojërat popullore të trajtuara në studim vështrohen edhe në kontekstin e tyre
historik, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke theksuar se ato
përfaqësojnë vetëm një pjesë të repertorit të pasur të traditës sonë, ndërsa
për interpretime dhe ilustrime të mëtejshme është shfrytëzuar edhe materiali
folklorik i përmbledhur në vëllimin “Lirika popullore” vëllimi 6. Studimi
rekomandon pajisjen e mësuesve me tekste shkollore të dedikuara për
lëndën e Edukimit fizik, që të mbështesin zbatimin efektiv të elementeve
tradicionale e folklorike të parashikuara nga programi.

NGA ANGAZHIMI FORMAL TE INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË GJINORE: ANALIZË E PLANIT VENDOR TË VEPRIMIT PËR BARAZINË GJINORE NË BASHKINË KORÇË

Viola DOLAN

Fjalë kyçe: barazi gjinore; qeverisje vendore; institucionalizim; buxhetim i
përgjegjshëm gjinor; planifikim buxhetor.

Institucionalizimi i perspektivës gjinore në qeverisjen vendore kërkon më
shumë sesa përfshirjen e objektivave për barazi në dokumentet strategjike.
Ai varet nga lidhja ndërmjet prioriteteve, përgjegjësive institucionale,
burimeve financiare dhe mekanizmave të zbatimit e monitorimit. Ky artikull
shqyrton shkallën në të cilën Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore
2025–2030 i Bashkisë Korçë e përkthen angazhimin për barazi gjinore në
instrumente të planifikimit dhe financimit. Studimi përdor një qasje cilësore
dhe modelin e studimit të rastit, duke analizuar planin vendor dhe
informacionin e sistemuar mbi kostot sipas fushave, burimet e financimit
dhe lidhjen me Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA). Në këtë mënyrë,
studimi synon të identifikojë përputhjen ndërmjet angazhimeve formale dhe
instrumenteve institucionale të nevojshme për zbatimin e tyre. Kontributi i
artikullit qëndron në ofrimin e një kuadri analitik për të vlerësuar jo vetëm
praninë e objektivave të barazisë gjinore në dokumentet vendore, por edhe
kushtet institucionale dhe financiare që mundësojnë realizimin e tyre.
Kuadri analitik mbështetet në konceptin e integrimit gjinor dhe në rrjetin e
institucionalizimit të Levy-t (1996). Gjetjet paraprake tregojnë se plani
përmban fusha të dallueshme ndërhyrjeje, kosto të parashikuara, tregues
dhe struktura përgjegjëse, ndërsa pjesa më e madhe e kostos së raportuar
lidhet me parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.