Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Pranime në Universitet

1.    Kandidati që shpallet fitues në ciklin e parë, të dytë, ose të tretë Master Ekzekutiv, ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin e parë akademik në programin e studimit të kërkuar, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit dhe paguan tarifën e shkollimit sipas afateve të përcaktuara në udhëzimet përkatëse. Në rast të kundërt, ai humbet përfundimisht të drejtën e regjistrimit.

2.    Në fillim të çdo viti akademik studenti është i detyruar të regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit për vitin në vazhdim brenda muajit tetor dhe të paguajë tarifën e detyrimeve për vitin akademik. Nëse nuk likuidon detyrimet deri në datën 31 janar të çdo viti akademik, studenti pengohet për të hyrë në provim.Në ato raste kur studenti ka provime para datës 31 janar duhet të paguajë tarifën e shkollimit një javë para datës së provimit, ndryshe nuk futet në provim.

3.    Kandidati fiton statusin e studentit, pasi ai është regjistruar në sekretarinë mësimore, ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe zotëron vërtetimin e regjistrimit. Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës, me përjashtimin ose largimin e tij nga universiteti.