Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BIBLIOTEKA NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË


BIBLIOTEKA NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

Biblioteka ka një fond prej rreth 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj, të cilat shfytëzohen nga studentë e pedagogë  të fakultetit .  Rreth 3 mijë libra e revista nga fondi  i bibliotekës, ofrohet në gjuhë të huaj (kryesisht në anglisht, frëngjisht e italisht) dhe, rreth 12 mijë,  në gjuhën shqipe. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas  natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje  me kërkesat. Tematika e tyre është e gjerë, kryesisht janë libra shkencorë dhe artistikë. Ka përgjithësisht libra për gjuhësinë, letërsinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, edukimin, studime shkencore dhe albanologjike, tema disertacioni, revista, buletine etj

Ajo drejtohet nga një  punonjës i  kualifikuar e trajnuar për të  përmbushur të gjitha proceset e punës në bibliotekë.

Biblioteka , e cila  shërben njëkohësisht si  sallë studimi  me fonde të hapura , është e pajisur me kompjutera, internet si dhe me sistem ngrohje që u vjen  shumë në ndihmë studentëve për lexim, studim e fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare.

Biblioteka  frekuentohet  prej studentëve të sistemit me dhe pa shkëputje, studentë të masterit  dhe pedagogëve, jo vetëm për të huazuar libra , por dhe për të studiuar në sallë .