Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

VEPRIMTARI SHKENCORE NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË


Viti 2015

Tribunë Shkencore për Fan Nolin

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit dhe 50-vjetorit të vdekjes së Fan S. Nolit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizoi tribunën shkencore me temë “Fan S. Noli – figurë emblematike për shqipen dhe shqiptarët”.

Në këtë tribunë, u paraqitën me ndihmesat e tyre shkencore pedagogë e studiues të veprës së Nolit.

Gjatë veprimtarisë, Prof. dr. Ali Jashari, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, dhuroi disa botime të vlefshme shkencore të këtij universiteti për nevojat e ITSHKSH-së.

Gjithashtu, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skënder Asani, në emër të Institutit dhuroi për bibliotekën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë serinë e plotë të revistës “Studime Albanologjike” dhe “Scupi” , si dhe botime të tjera të ITSHKSH-së.

Në kuadrin e kësaj tribune, përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit të Korçës, u pritën në shtëpinë e tij nga profesor Remzi Nesimi, gjuhëtar dhe pedagog i shquar i gjuhës shqipe.

 

Konferencë Shkencore

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË, UNIVERSITETI
“FAN S. NOLI” I KORÇËS, NË BASHKËPUNIM ME AKADEMINË E SHKENCAVE
TË SHQIPËRISË ORGANIZONI KONFERENCËN SHKENCORE KUSHTUAR
JETËS DHE VEPRËS SË ATHANAS TASHKOS NË DATËN 13.11.2015

Programi i plotë mund të shihet/shkarkohet ketu

Konferencë Shkencore

Në datat 24 -25 shtator 2015, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Neofit Rilski”,
Bllagoevgrad, Bullgari, u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare:
Linguistics. History –Challenges – Perspectives
Në këtë konferencë Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” u
përfaqësua nga një grup pedagogësh, të cilët morën pjesë me kumtesat e tyre:
Alda Cicko-Jashari; Dhimitri Bello
Contrastive analysis of the inner form of the Albanian and Bulgarian phraseological units
Suela Koça; Ali Jashari
Idiomaticity in indo-european languages: english and albanian case (idioms and discourse)
Benita Stavre; Erinda Papa
Particular linguistic features of Albanian greetings in English texts of the early and mid- xx
century
Pavllo Cicko; Vasilika Pojani; Robert Stratobërdha
The lexicon of the body parts in phraseological expressions in French, English and Albanian
Albina Pajo; Ediola Nase
Rhetoric as a challenge to effective communication
Olger Brame; Alma Karasaliu
Language and communication in semiotic perspective

 

Simpozium Shkencor

Në datën 5 qershor 2015, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, organizoi simpoziumin me temë “Sigurimi i cilësisë së brendshmë në programet universitare të mësimdhënies së gjuhëve të huaja”. Në simpozium kanë marrë pjesë pedagogë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, pedagogë nga universiteteve të tjera të vendit si: Tirana, Elbasani,
Durrësi, përfaqësues të APAAL-it, mësues të gjuhëve të huaja të shkollave 9-vjeҫare dhe të
mesme të qytetit, studentë etj.
Në kumtesat e mbajtuara u theksua cilësia dhe faktorët që ndikojnë në sigurimin e saj në
programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe më gjerë, si dhe në përshtatjen e tyre me Standardet
Evropiane të Sigurimit të Cilësisë në kontekstin shqiptar të Arsimit të Lartë. Simpoziumin e
përshëndeti rektori i Universitetit prof. as.dr. Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë prof.dr. Ali Jashari, drejtoresha e APAAL-it, znj. Dhurata Bozo, të cilët, në fjalën e tyre vendosën theksin në rëndësinë që po merr cilësia në programet universitare.

Përmbajtja e kumtesave mund të shihet këtu

 

Konferencë Shkencore

Në datat 2-3 prill 2015 u mbajt në Ulqin të Malit të Zi Konferenca VII Shkencore
Ndërkombëtare me temë: “POST- CONFLICT IN THE BALKANS – PEACE BUILDING
AND BALKAN INTEGRATION INTO THE EU AND NATO
”, organizuar nga
INSTITUTI PËR KËRKIME SHKENCORE DHE ZHVILLIM” në bashkëpunim me Bashkinë
e Ulqinit.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy panele kryesore:

  • PANELI I PUNIMEVE TË SHKENCAVE POLITIKO – JURIDIKE DHE EKONOMIKE
  • PANELI I PUNIMEVE TË SHKENCAVE TË EDUKIMIT

Në konferencë u paraqitën rreth 150 punime në të dy panelet. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” , u përfaqësua me disa punime të pedagogëve, nga departamente të ndryshme:

1-Alda Jashari; Erinda Papa; Vasilika Pojani – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The Critical and Creative Thinking or the Teaching Philosophy of the Future
2-Alma Karasaliu – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The Analytical approach of stylistic features in writings of the author Jonathan Swift
3-Arjan Kamburi; Ilia Bello – Departamenti i Edukimit
Ilirjana Nase –Psikologe shkollore, Drejtoria Arsimore Rajonale – Korçë
The comprehensive Education. Case study on the phenomenon of the Micro-Separation as a
consequence of Poor inclusion in regular schools
4-Benita Stavre; Suela Koça; Pavllo Cicko – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The culture of Quality: The next challenge for the Integration of the Albanian Higher Education in the European Standards Framework
5-Fabiola Kadi – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Aesthetics of Poetry Work with profanity and its Study Values
6-Lindita Kaçani; Juliana Çyfeku – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Retrospect on the Importance of vocabulary in Methods of Foreign Language Learning
7-Olger Brame – Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë
Pranvera Brame – Mësuese e Arsimit Fillor, DAR Korçë
The new curriculum context and the curriculum of the Albanian Language in primary Education
8-Dorela Kaçauni; Lorena Robo – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
The role of Age in Early Foreign Language Acquisition
9- Eriola Qafzezi – Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Translation Problems Analysis: A useful tool in enchancing communicative language
competences among Albanian students
10-Albina Pajo – Departamenti i Edukimit
A look at the use of the name concept, its types in the Albanian education language textbooks

Punimet e plota të pjesëmarrësve u botuan në Buletinin Shkencor të Institutit për Kërkime
Shkencore dhe Zhvillim, Nr. 7, Vëllimi 1, viti 2015: ISSN 1800-9794; COBISS.CG-ID
20586256- Ulcinj- Montenegro

 

Konferencë Shkencore

Në datat 25 dhe 26 mars 2015 në  Universitetin “Fan S. Noli”, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, me mbështetjen e  bashkisë  së  qytetit të Korçës, u  organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos në 195-vjetorin e lindjes.

Ky tubim  shkencor u organizua në bashkëpunim me Universitetin “Aristoteli” të Selanikut (Greqi), Universitetin e Kalabrisë (Itali), Universitetin e Palermos (Itali), Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (QSA, Tiranë). Në të morën pjesë me kumtimet e tyre rreth  82 pedagogë dhe studiues nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga Fakulteti i Histori-Filologjisë (Universiteti i Tiranës), nga Qendra e Studimeve Albanologjike (Tiranë), nga Universiteti i Elbasanit, i Shkodrës,  i Gjirokastrës, i Durrësit, nga Fakulteti i Edukimit (Universiteti i Prishtinës), nga Universiteti i Shkupit (Maqedoni), Universiteti i Evropës Juglindore i Tetovës (Maqedoni), nga Universiteti Shtetëror i Tetovës (Maqedoni), Instituti Albanologjik i Prishtinës (Kosovë), Instituti i Folklorit Shkup (Maqedoni), Universiteti i Gjilanit (Kosovë), Universiteti i Gjakovës (Kosovë), Universiteti “Adam Mickieviç”-Instituti i Filologjisë Sllave në Poznanj (Poloni), Universiteti i Strugës (Maqedoni) etj.

Ishte dëshira e kahershme e pedagogëve, çka bëri që Këshilli i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, të vendosë për të zhvilluar një veprimtari të tillë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos me rastin e 195-vjetorit të lindjes, këtij personaliteti të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që u lind në Korçë, por me veprën e tij ai nuk i përket vetëm Korçës, por mbarë kombit shqiptar dhe më gjerë, si një akt nderimi për vlerësimin e figurave të shquara historike të qytetit të Korçës, që realizon njëherësh edhe dëshirën e shumë qytetarëve korçarë.

Kjo veprimtari mori përmasa të tjera falë përkrahjes së pedagogëve dhe studiuesve nga shumë institucione të larta shkencore dhe arsimore brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe të referuesve kryesorë: Akad. Jorgo Bulo, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akad. Francesko Altimari dhe Prof. Matteo Mandalá, prof. Anton Berisha  nga Universiteti i Kozencës, Prof. Dhori Q. Qirjazi nga Universiteti i Selanikut, i cili me botimin e tij të vyer të veprës leksikografike të Thimi Mitkos, vuri një gur themeli në përmendoren e këtij atdhetari të madh.

Pas fjalës së hapjes nga dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Prof. dr. Ali Jashari,  punimet e konferencës i përshëndeti rektori i Universitetit prof. Gjergji Mero, kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës  z. Sotiraq Filo  dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut prof. Irena Nikaj.

Në emër të Këshillit të Bashkisë së qytetit të Korçës, zoti  Erion Nexhipi  u dhuroi të afërmve të familjes titullin “Qytetar Nderi”.

     Konferenca i zhvilloi punimet në dy ditë. Në seancën plenare, të zhvilluar gjatë ditës  së parë, referuan akad. Jorgo Bulo me kumtesën Vepra e Thimi Mitkos për rindërtimin e identitetit kombëtar,  prof. dr. Valter Memisha, me kumtesën Thimi Mitkoja  për shqipen përmes dosjeve për të, në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë,  prof. Dhori Q. Qirjazi, me kumtesën  Një motërzim  i panjohur i “Bletës shqiptare” (Athinë, 1875) si pikënisje për botimin  e plotë të "Bletëve" të Thimi Mitkos, prof.as.dr. Elona Biba-Çeçe , me kumtesën Botimi i veprës leksikografike të Thimi Mitkos nga prof. Dhori Qirjazi-një akt shkencor dhe atdhetar.

Gjatë ditës së dytë konferenca i zhvilloi punimet të ndara në sesione, përkatësisht në sesionet e gjuhësisë, etnofolklorit, historisë dhe kulturës. Si veprimtaria e parë me përmasa të tilla, në këtë konferencë u sollën trajtesa të spikatura shkencore, për të ndriçuar edhe më mirë dhe më thellë jetën dhe veprën e Thimi Mitkos, ku mund të përmenden kumtimet në fushën e leksikut e leksikografisë, etimologjisë, përdorimit të huazimeve dhe pastrimit të shqipes nga fjalët e huaja, çështje të sintaksës, morfologjisë e dialektologjisë në veprën e Thimi Mitkos, aspekte etnolinguistike dhe sociolinguistike, letërkëmbimi i Mitkos, çështje të folklorit shqiptar, ndihmesa të Mitkos në historinë dhe kulturën shqiptare, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare etj.

Të gjithë pjesëmarrësit morën në dorë dhe botimin e plotë të akteve të konferencës të përgatitur paraprakisht si dhe certifikatën e pjesëmarrjes në këtë tubim shkencor. Punimet e konferencës u përcollën edhe në  mediat televizive lokale e kombëtare.

Shfaq/Shkarko botimin e plotë


Viti 2014

 Shfaq/shkarko përmbajtjen e plotë

 

 

 


Viti 2013

Shfaq/Shkarko botimin e plotë


Viti 2012

Shfaq/Shkarko botimin e plotë

 

Shfaq/Shkarko botimin e plotë

 


Viti 2011

Shfaq/Shkarko botimin e plotë

 

 

 


Viti 2010

Shfaq/Shkarko botimin e plotë


Viti 2009

Shfaq/Shkarko botimin e plotë

 


Viti 2008