Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIME NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

 


NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE

NË QENDRËN E CERTIFIKIMIT TË GJUHËS GREKE

PRANË FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” I KORÇËS

 

Pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë është miratuar Qendra e Zhvillimit të Provimit të Gjuhës Greke. Provimi për njohjen e gjuhës greke certifikohet nga Qendra e Gjuhës Greke (ΚΕΓ – Κεντρο Ελληνικης Γλωσσας, Selanik), si një nga dhjetra qendrat e certifikimit së gjuhës greke të shpërndara në Evropë.

Kjo qendër, e themeluar në vitin 1994, mbikqyret nga Ministria e Edukimit, Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë dhe njihet si një nga institucionet për njohjen e gjuhës greke ndërkombëtarisht dhe përjetësisht (provimi nuk ka nevojë të rinovohet).

Njohja e gjuhës greke do të certifikohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli elementar (A1) deri në atë më të përparuar (C2).

Kështu, p.sh., zotërimi i certifikatës B2, u jep mundësinë të interesuarve të regjistrohen për të ndjekur studimet në një institucion të arsimit të lartë kudo në shtetin grek, ose zotërimi i certifikatës C2 u jep mundësinë të interesuarve të punësohen në një institucion të Arsimit të Lartë në Greqi.

Të interesuarit mund të kryejnë regjistrimin on line nga data 1 shkurt deri më 13 mars 2016, ose të paraqiten pranë zyrës 332, Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 15.00 për të marrë informacionet e nevojshme.

Provimet me gojë dhe me shkrim të gjuhës greke do të zhvillohen në datën 10 maj 2016.

Informacione të mëtejshme mund të merrni në faqen elektronike të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, rubrika “njoftime” ose në adresat elektronike:

Për regjistrim: http://www.greek-language.gr/certification/application/index.html

Për udhëzime të nevojshme ose për të parë shembuj të testeve sipas niveleve të kërkuara: http://www.greeklanguage.gr/certification/node/3

Tarifat e pagesave sipas niveleve janë si më poshtë:

Niveli A1 (për fëmijë 8-12 vjeç) 65 euro

Niveli A1 (për adoleshentë dhe të rritur) 65 euro

Niveli A2 65 euro

Niveli A2 (për qëllime speciale) 65 euro

Niveli B1 65 euro

Niveli B2 73 euro

Niveli C1 73 euro

Niveli C2 73 euro