Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEKANATI I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË

DEKANATI I FAKULTETIT

Dekanati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga: a) dekani; b) zëvendësdekanët; c) administratori i njësisë kryesore; ç) drejtuesit e njësive bazë; d) autoritete të tjera të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.

Zëvendësdekanët janë anëtarë me kohë të plotë të personelit akademik. Ata emërohen dhe shkarkohen nga dekani, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit të arsimit të lartë.

Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore. Dekanati koordinon veprimtarinë e njësive bazë. Funksionet e dekanatit përcaktohen në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.

 

Prof. as. dr. Pavllo Cicko – Dekan

Dr. Alba Kreka – Zv. Dekan

Prof.as.dr. Irena Nikaj –Përgjegjës Departamenti i Edukimit

Prof.as.dr. Jonela Spaho –Përgjegjës Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

Dr. Benita Stavre –Përgjegjës Departamenti i Gjuhëve të Huaja

PhD. Metin Venxha –Përgjegjës Departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë