QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • WUS PREZANTOI BURSAT SUR-PLACE PËR STUDENTËT E UNIKO

    Në datën 12 prill 2018, “World University Service of Germany” (WUS), në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, organizuan një takim informues me studentët më të mirë të viteve III Bachelor dhe viteve I- II Master. Eda Terezi, përfaqësuese e këtij programi, tha se WUS, mbështet studentët më cilësorë dhe synon t`i afrojë ata me tregun e punës. Në këtë takim u dhanë informacione për mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin që duhet plotësuar, ndërsa studentët fitues të këtyre bursave, vitin e kaluar, sollën eksperiencën e tyre nga praktika profesionale. Qendra e Karrierës dhe Alumni e Universitetit “Fan S. Noli” do të jetë vazhdimisht në mbështetje të studentëve duke i orientuar dhe informuar në lidhje me aplikimin, i cili fillon në muajin maj dhe mund të bëhet online në adresën: http://www.wusgermany.de/en.

  • 4 STUDENTË TË UNIKO, FITUES TË BURSAVE SUR-PLACE OFRUAR NGA WUS, PËRFUNDUAN ME SUKSES PRAKTIKAT PROFESIONALE

    Përfunduan më sukses praktikat profesionale për 4 studentë të Universitetit të Korçës, fitues të bursave Sur-Place ofruar nga World University Service (WUS). Nëpërmjet kësaj burse, studentët përfituan një ndihmë ekonomike prej 250 euro në muaj, për të kryer një praktikë profesionale 6- mujore në një prej institucioneve publike ose private në vend. Gjatë vitit 2017 nga UNIKO aplikuan për këto bursa 17 studentë, prej të cilëve, 4 u shpallën fitues: Sabina Çano, Florentina Qorri, Marinela Bogdani dhe Ranja Lako. Edhe për vitin 2018 studentët e UNIKO, do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të jenë përfitues të bursave Sur-Place.

  • UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”- TAKIME ME MATURANTËT PËR KËSHILLIMIN E KARRIERËS

    Në datën 19 shkurt 2018, Qendra e Karrierës dhe Alumni, si dhe pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli”, filluan këshillimin e karrierës për maturantët. Ata organizuan takime në disa prej shkollave të mesme të Qarkut të Korçës, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Rajonale të Arsimit. Këto takime kanë për qëllim promovimin e programeve të studimit që ofron Universiteti i Korçës, si dhe kriteret e pranimit në to. Maturantët gjatë këtyre takimeve kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar të dëgjojnë, si dhe  kanë bërë pyetje të ndryshme për programet, sistemin e bursave, klubet studentore, mundësitë që ofrohen pas përfundimit të studimeve, etj. 

    UNIKO, si një Universitet i konsoliduar dhe akredituar, me kurrikulat bashkëkohore, stafin akademik, kushtet dhe lehtësirat financiare, fton maturantet të zgjedhin programe e studimit që ai ofron.

  • PREZANTIMI I ORGANIZATËS SË TË RINJVE AIESEC NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

    Ditën e enjte, datë 7 Nëntor 2017 në ambjentet e Amfiteatrit “Teodor Laço” ne Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, u zhvillua prezantimi i organizatës më të madhe të të rinjve në botë AIESEC, ky takim u mundësua me ndërmjetësim e Qendrës së Karrierës dhe Alumni dhe bashkëpunimit që kjo organizatë do të ketë me Universitetin “Fan S. Noli” në vazhdim.

    Prezantimi i saj u realizua nga Zv. Presidenti i AISEC në Shqipëri Z. Lucas Pozza, së bashku me anëtarët e organizatës në degën e Korçës, Olsi Nune, Erjona Asabella, Erotida Sevo, Vasiliqi Kume. Ata i njohën fillimisht studentët me historikun e krijimit të AIESEC, qëllimin, vlerat, mënyrën e funksionimit dhe më pas mundësite e programeve të praktikave të ndryshme që ofron kjo organizatë për të rinjtë dhe mënyrën e aplikimit, e cila ju shpjegua studentëve në mënyrë të detajuar.

    Më tej ata e zgjeruan prezantimin duke folur rreth eksperiencave të tyre personale mbi praktikat e zhvilluara në vende të ndryshme të botës, mundësi këto të siguruara nga vetë organzata.  Në këtë prezantim ishin pjesmarrës studentë nga të gjitha programet e studimit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Fakultetit të Ekonomisë, gjatë prezantimit pati bashkëbisedime dhe pyetje të ndryshme nga ana e studentëve për natyrën e praktikave dhe çështje të tjera të cilat nuk ishin të qarta.

Pages

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com