Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
News & Updates

Veprimtaritë

“110 VJET NGA PAVARËSIA E SHQIPËRISË”-SEMINAR SHKENCOR NË KUADËR TË 110 VJETORIT TË PAVARËSISË SË VENDIT I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E HISTORISË, UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Në datën 25 nëntor 2022 në mjediset e bibliotekës Kongresi i Manastirit u zhvillua seminari shkencor: “110 vjet nga Pavarësia e Shqipërisë” i organizuar nga departamenti i “Histori-Gjeografisë”, Universiteti “Fan S. Noli” dhe departamenti i Historisë, Universiteti i Prishtinës. Në fjalën hapjes përgjegjësi i Departamentit, phd. Metin Venxha falënderoi pjesëmarrësit pedagogë, studiues, studentë e ish-studentë...

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË BASHKËBISEDIM TË HAPUR ME NJË PREJ SIPËRMARRËSVE MË TË SUKSESSHËM NË SHQIPËRI DHE JO VETËM, Z. SAMIR MANE, PRESIDENT I GRUPIT BALFIN, I ORGANIZUAR NGA FAKULTETI I EKONOMISË

Në datën 24 nëntor 2022 studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një bisedë me një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, z. Samir Mane, president i grupit BALFIN, një takim i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë. Fillimish z. Samir Mane është pritur në një takim të veçantë nga drejtues të...

FAKULTETI I BUJQËSISË I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, NË KUADËR TË PROJEKTIT TTO4FOOD ZHVILLOI DISA VEPRIMTARI, KU TË FTUAR ISHIN EDHE PËRFAQËSUES NGA INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË DHE BIZNESEVE TË RAJONIT TË PUGLIAS

Në datat 21 – 23 nëntor në mjediset e Universiteti “Fan S. Noli” u zhvilluan disa takime mbi idetë, iniciativën dhe zhvillimin e ardhshëm të Zyrës së Transferimit të Teknologjisë në Universitetin tonë, me pjesëmarrjen e veçantë të disa pedagogëve nga Universiteti “Aldo MORO”, Bari; përfaqësues të CIHEAM (Bari), SINAGRI (Bari), si dhe të stafit...

“LATEST TRENDS ON TEACHING ENGLISH AS A FOREIGN LANGUAGE”- WORKSHOP I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA NË KUADËR EDHE TË VEPRIMTARIVE PROMOVUESE PËR KËTË VIT AKADEMIK

Në datën 22 nëntor 2022 departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” organizoi workshopin me temë: “Latest Trends on Teaching English as a Foreign Language” (Prirje të reja në mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj) në kuadër edhe të veprimtarive promovuese për këtë vit akademik.Për pjesëmarrësit, pedagogë e studentë të këtij...

NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ DHE BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL, NË UNIVERSITEITN “FAN S. NOLI” NDODHET NJË PËRFAQËSI NGA SOUTH WEST NEOFIT RILSKI UNIVERISTY, TË CILËT DO TË BËHEN PJESË E TRAJNIMEVE DHE MËSIMDHËNIES NË UNIVERSITETIN TONË

Prej datës 21 nëntor 2022 disa përfaqësuese të stafit akademik dhe administrativ të South West Neofit Rilski Univeristy janë duke zhvilluar një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të mobiliteteve të programit Erasmus + dhe të bashkëpunimt ndërinstitucional. Në ditën e parë të kësaj vizite ato u pritën në takim nga zëvendësrektori për...

ROTARY KORÇA WEST SHPËRNDAU BURSA PËR 10 STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 21 nëntor 2022, anëtarët e Rotary Korça West u pritën në një takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre të vazhdueshme jo vetëm me bursa për studentët më të mirë dhe ata në vështirësi ekonomike, por edhe për bashkëpunimin me Universitetin tonë në veprimtari të...

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PO ZHVILLON EDICIONIN IV TË OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”

Prej datës 21-25 nëntor 2022 “Laboratoti i Dijes” i Universitetit“Fan S. Noli” do të zhvillojë Edicionin IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën”. Dhjetra nxënës të shkollave të mesme të Qarkut të Korçës u bënë pjesë e 8 olimpiadave duke testuar njohuritë e tyre në fushën e shkencave sociale, fizikës, matematikës, kimisë, gjuhës angleze, letërsisë etj.  Në...

28 DHE 29 NËNTORI DY DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR U PËRKUJTUAN NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË NJË TAKIM ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË KOLEGJIT “PRECA” NË KORÇË

Në datën 21 nëntor 2022 departamenti i Histoi-Gjeografisë në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit organizoi një takim me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të kolegjit “Preca” në Korçë. Ky takim, i cili zhvillohet edhe në kuadër të promovimit të këtij Departamenti u përshëndet fillimisht nga zëvendësdekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, dr. Orjon...

ANGAZHIMI DHE SHKËMBIMI I PËRVOJAVE STUDENTORE ËSHTË NË QENDËR TË TAKIMIT QË PO ZHVILLOHET NË MAQEDONINË E VERIUT ME PJESËMARRJEN E STUDENTËVE NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, UNIVERSITETI “SHËN KLIMENTI I OHRIT”, MANASTIR DHE UNIVERSITETI “WESTERN MACEDONIA”, FOLLORINË

Në datën 18 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Manastir, Maqedoni e Veriut (Универзиетот Св. Климент Охридски, Битола) u zhvillua një takim ndërmjet studentëve vendas, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Universitetit “Western Macedonia”, Follorinë. Në qendër të takimit ishte diskutimi dhe projektimi i veprimtarive të përbashkëta sportive dhe...

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME ESKISEHIR OSMANGAZI UNIVERSITY, TURQI

Në datën 17 nëntor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Eskisehir Osmangazi University, Turqi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët e të dy universiteteve, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. dr. Kamil Çolak gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e sallës së Senatit, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të dy...
sqAlbanian