VEPRIMTARI AKADEMIKE

Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të tij, Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe Shkencave Humane, ka organizuar një tërësi aktivitetesh, si më poshtë:

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, Departamenti i Shkencave Sociale, zhvilloi seminarin  me temë: “Filozofia dhe shkolla, probleme dhe sfida”. Ky aktivitet u mbajt në ambientet e këtij Fakulteti, në datën 20.11.2015, me pjesëmarrjen e pedagogëve, mësuesve të filozofisë të diplomuar pranë Fakultetit SHNH, studentëve dhe dashamirësve të filozofisë.

Me shume...

Konferenca I  Ndërkombëtare:

“Probleme të didaktikës në shkencat humane”, zhvilloi punimet në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane në datat 6-7 nëntor, 2015. Me shume...

Lektorium:  “Akademia e Europës 11-15 maj 2015”. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare AIIS, Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Sociale, të FSHNH-së,  zhvilluan lektoriumin…..      Me shume...

Seminar me temë:“Aretologjia, filozofia e virtytit në antikitetin grek”, mbajtur në datën 05.12.2014, ora 13:00 në ambjentet e amfiteatrit në “Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Humane”; u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale  në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë”. Në këtë seminar u referuan 6 punime, të cilat u orientuan në fushën e filozofisë së vyrtytit në antikitetin grek.

Simpoziumi shkencor kushtuar "Jetes dhe vepres letrare te Sterjo Spases" ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes, në 30.05.2014. Në këtë simpozium morrën pjesë studiues nga disa universitete në vend si dhe studiues, shkrimtarë dhe autoritet shtetërore nga Maqedonia dhe Bullgaria.

Lektorium për Europën: 07/11/2014 Lektoriumi u zhvillua në praninë e pedagogëve dhe studentë të Universitetit “Fan. S. Noli”, nën kujdesin e Ambasadës Hollandeze, etj. Ky aktivitet u vlerësua si një mundësi informuese dhe reflektuese mbi disa çështje të rëndësishme aktuale të Bashkimit Europian dhe sfidat integruese të vendit dhe të të rinjve shqiptarë në aspiratën e tyre drejt Europës. Ligjeratat : "Europa si koncept dhe si veprim" nga Prof.Dr. Gjergji Pendavinji, "Universiteti dhe universaliteti ne Europen e sotme" nga Dr. Magdalini Vampa, "Koncepti i subsidiaritetit dhe i plotesimit, si koncepte baze te ndertimit dhe funksionimit te institucioneve europiane" nga Prof.Dr. Gjergj Sinani.

Seminar me temë: "Roli dhe rendesia e filozofise ne ditet e sotme" mbajtur në  datë 19.11.2013, në ambientet e amifiteatrit në “Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane”, u organizua nga Departamenti i Shkencave Sociale. Pedagogë të Filozofisë të departamentit referuan mbi rëndësinë e filozofisë në formimin e individit, dhe bënë “apel” për “ridimensionimin” e saj në kurrikulën e arsimit parauniversitar.

Simpoziumi shkencor: “Didaktika e shkencave”, datë 13.12.2013, u organizua nga Fakulteti i SHNH. Në këtë  simpozium u referuan 32 punime shkencore, të pedagogëve të fakultetit por dhe dhe të Universiteteve të tjera të vendit. Këto referime u mbajtën në një seancë plenare dhe 3 seanca paralele: Shkencat Humane, Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shëndetësore.

Simpozium Shkencor  me temë: “Soren Kierkegardi-filozofi që na bën të kuptojmë jetën tonë”,ditën e enjte, në datë 02 maj 2013. Në këtë aktivitet, u prezantuan 10 punime në fushën e filozofisë krahasuese, në fushën e filozofisë analitike e të modeleve të filozofive personale apo profesionale të jetës, nën optikën e mendimit filozofik të Kierkegaardit, etj; të studiuesve dhe kërkuesve vendas dhe të huaj. Në këtë simpozium u realizua bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, Departamentet përkatëse të Shkencave Sociale, si dhe me ambasadën Daneze në Shqipëri , (Tiranë). 

 

 

 

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

 

Te gjitha kontaktet